Ndeshjet e marsit, Vata: Reja nuk ka agresivitetin e duhur, ta bazojmë lojën te Broja

Shqipëria nis sot rrugëtimin për në Botërorin e Katar 2022, teksa përballet në transfertë me Andorrën, ndërsa më pas e presin ndeshjet me Anglinë dhe San Marinon. Ndërkohë, në një analizë rreth kuqezinjve, ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata, i ftuar në emisionin Skaner thekson se për të, trajneri Edi Reja nuk ka adrenalinën dhe agresivitetin e duhur.

Ndër të tjera, Vata kërkoj që tekniku italian ta vendosë skuadrën në shërbim të Armando Brojës, njëjtë siç vepron Polonia me Levandovskin.

“Shqipëria nuk ka bërë performancë të mirë në Ligën e Kombeve. Dolëm të parët, por nuk bindëm me mënyrën e lojës dhe nuk kishim qendrueshmëri. Jam skeptik pak, por duhet parë gjendja e lojtarëve tanë. Anglia vjen në Shqipëri dhe e mendon ndeshjen e fituar. Por unë shtroj pyetjen tjetër, kur ka fituar trofeun e fundit Anglia? E ka fituar në 1966. Pra ka shumë kohë pa fituar. Si është e motivuar Shqipëria? Kjo duhet parë.

Ne duhet ta provojmë se në futbollin e sotëm mund të ndodhë gjithçka. Si na mori pikët Andorra ne, ashtu mund të ndodhi edhe me Anglinë. Të vogëlat motivohen shumë dhe në një ditë jo për të mëdhatë, atëherë gjithçka ndodh. Trajneri Reja? Nuk më bind, nuk ka adrenalinën dhe agresivitetin e duhur. Ne kemi një lojtar si Broja që ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai ri në hije te skema e Kombëtares sonë, ndërkohë që shkëlqen në Holandë. Ashtu siç bën Polonia me Levandovskin që e bazon lojën vetëm tek ai, kështu duhet ta bëj edhe Reja”, u shpreh Vata.


Shtuar 25.03.2021 11:06

Tags: , ,