E rëndë në kryeqytet: E reja kërcënon se do të hidhet nga tarraca e hotelit (VIDEO)

Një vajzë e re në Prishtinë ka kërcënuar se do i jepte fund jetës nga tarraca e një hoteli duke pretenduar të hidhet nga lartësia.

Në pamjet e publikuara nga mediet kosovare,  vajza shihet në majë të hotelit 5 katësh teksa nuk dihen arsyet që e kanë çuar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Lidhur me ngjarjen policia ka thënë se rasti ka kaluar pa incidente dhe se vajza tani është e sigurt.


Shtuar 25.03.2021 11:06