Po kalon një moment jo të mirë, Pulisic ka një premtim për Chelsea

Christian Pulisic është i pakënaqur me situatën e tij te Chelsea, por thotë se do të luftojë për të fituar vendin e tij në formacion.

Pulisic tregon se ai u përball me një situatë të ngjashme kur u bashkua për herë të parë me Chelsea pasi nuk po merrte kohë të mjaftueshme për të luajtur.

Sulmuesi megjithatë, zotohet të punojë shumë dhe të luftojë për vendin e tij në krah.

“Ndihem shumë i sigurt në formën time tani dhe në mënyrën se si ndihem dhe luaj. Mendoj se jam në një rrugë të mirë”, ka thënë lojtari.

“Kjo është gjithçka, pavarësisht se çfarë po ndodh në nivelin e klubit. Jam i ngazëllyer që jam këtu dhe i emocionuar që do ta përfaqësoj përsëri vendin tim. ”

Lëndimet dhe forma e dobët kanë penguar sezonin e Pulisic, sulmuesi ka luajtur vetëm 379 minuta që nga ardhja e gjermanit në fund të janarit.


Shtuar 25.03.2021 10:51