Ndahet nga jeta legjenda e boksit, Ahmet Golemi

Dita ka nisur me një lajm të hidhur për sportdashësit, pasi është ndarë nga jeta Ahmet Golemi.

Boksieri i njohur u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij përmes një postimi në Facebook.

Golemi është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në Shqipëri. Ahmet. Ai gjithashtu do të mbahet mend edhe si komentatori më i mirë i boksit në vend./albeu.com


Shtuar 15.05.2021 09:15