“Na vjen Saliu tre herë në ditë”, Rama tregon “hallin” e dibranit për Rrugën e Arbrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Dibër në një takim me qytetarët atje, në kuadër të nismës së tij të Këshillimit Kombëtar.

Gjatë këtij takimi, Rama ka prezantuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste, Rahim Spahiu për zgjedhjet e pjesshme lokale që do ta zhvillohen edhe në këtë bashki më 6 mars.

Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe një bisedë të zhvilluar me një dibran, shqetësimi i të cilit ishte pikërisht Rruga e Arbërit.

“Ça na bërë me këtë Rrugën e Arbrit se na vjen Saliu tre herë në ditë. Ne nuk e  kemi këtë shqetësim se këtu kështu janë ndarë punët. Vareja është për të prishur, brava për të mbyllur derën ne jemi për të hapur dyert dhe ndërtuar.

E mira e demokratëve, e mira e tyre është që ata sado që na shajnë janë rehat se punët ua bëjmë ne. Rruga nuk është për socialistët është për të gjithë dibranët. Rasti i Rahimit është tipik sesi politika mund të bëjë mirë.

Dy arsye kanë këta që shihni në televizion o vjedhin, o lenë emër. Ka edhe ndonjë që edhe vjen edhe shkatërron edhe lë emër dhe derisa i thotë Amerika ik se na lodhe”, u shpreh kryeministri./albeu.com/


Shtuar 26.02.2022 13:21