Myslim Murrizi u nxjerr të palarat pasanikëve shqiptarë: Shkojuni në shtëpi! Kanë 7 “hale” për macet

“Ke miliona euro pasuri e pajustifikuar tek liqeni i Thatë, Kodra e Diellit, para TEG-ut, pas TEG-ut, Palasë, Lalëz, a ka marrë ndonjë nismë SPAK?”

Deputeti Myslim Murrizi ka ngritur disa pyetje për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Në fjalën e tij, pas raportimit të tij për vitin 2020, Murrizi i ka kërkuar të dijë arsyen se përse nuk heton për pasuritë e paligjshme, duke përmendur edhe disa zonë “ekzkluzive” në vend, që njihen rëndom si vendbanime të personave të rëndësishëm. Kraja se në të gjitha rastet që ka pasur indicje janë hetuar, duke përmendur se po shqyrtojnë shifra të mëdha.

PJESË NGA BISEDA:  

Myslim Murrizi: Zoti Kraja keni pak më shumë se një vit në krye të SPAK. E keni kaluar gjysmën e mandatit dhe nuk keni të drejtë rizgjedhjeje. Barra e rëndë iu ra që të ishit ju drejtues, pa hetues, pa paga, etj. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe. Hetimet që ju raportuat sa prej tyre i përkasin shtresës së lartë; banorëve të kësaj sallë, ish-të rreshtuarve pas kurrizit tënd. Pra një vit e gjysmë punë çfarë ka patur në fokus në 30 vite post-komunizëm. Sa prej tyre? Personalisht shoh që sa herë del në deklaratë Gaz Bardhi ju i përgjigjeni, unë jam Myslim Murrizi kam denoncuar një tender abuziv të tenderave të uniformës së Policisë. Kaq i rëndësishëm është për SPAK Gazja?

Çfarë faze është hetimi për tenderin, a ka filluar apo ju? Krimet zgjedhore i ka SPAK, 108 kuti u hetuan në Durrës. Kishin vjedhur vota, çfarë pret kjo strukturë, duhet deklarata e Gazit?

Nga hetimet tuaja për dosjen 394, nuk e di sa jeni ndjerë mirë, shpallët urdhër-arresti për tre të vdekur. A është hetim sipërfaqësor. Sot një lajm, thotë që SPAK ka kërkuar sekuestrimin e Ylli Ndoqrit. Ai mund të jetë brima e fundit e kavallit. Sa yje të tjera ka ky vend. Me miliona euro pasuri e pajustifikuar tek liqeni i Thatë, Kodra e Diellit, para TEG-ut, pas TEG-ut, Palasë, Lalëz, a ka marrë ndonjë nismë SPAK? Dy çuna t’u shkojnë në shtëpi dhe t’u thonë; mirëmëngjes këtu e ke shtëpinë? Ke 3 muaj kohë që të më thuash burimin e të ardhurave që jeton dhe ke 7 hale për mace. Para se të shkojmë tek Ylli.

Arben Kraja: Nuk kam personi që i dënoj, unë jam drejtuesi i Prokurorisë dhe në këtë cilësi unë kam detyrime ligjore për të krijuar kushte të gjithëve që të funksionojmë. Kam bërë përpjekje dhe komunikime të vazhdueshme me të gjitha struktrat. Gjithashtu kam qenë pjesë e strukturës kryesore dhe për zgjedhjen e tyre. Brenda mandatit tim do i mbyll të gjitha. Më ra për hise të jem i pari dhe të kem më shumë të shara. SPAK nuk del dot në rrugë dhe t’i kërkojë llogari dikujt e ti thotë ku e bleve këtë shtëpi. Ato pak raste që kemi nisur të hetojmë nga anti-mafia, shifrat janë shumë më të mëdha. E kemi si përparësi.


Shtuar 14.06.2021 12:42