I këputi këmbën kalimtares në aksident, Gjykata lë në burg Jehon Breçanin

Gjykata e Tiranes ka lënë në burg 19-vjecarin Jehon Brecani që aksidentoi pak dite më parë një kalimtare në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet.

Seanca është zhvilluar në ambintet e spitalit të Traumës, për shkak se i riu ka mbetur i plagosur nga aksidenti.

Ngjarja ndodhi pasditen e se premes, ku dyshohet se 19-vjeccari humbi kontrollin e mjetit që drejtonte duke përplasur 30-vjeçaren që po ecte në trotuar duke i këputur këmbën.

Kujtojmë se Jehon Breçani është djali i ish-zyrtarit të lartë të policisë, Erzen Breçani./albeu.com

Shtuar 14.06.2021 12:35