Muzika në zi! Shuhet mjeshtri i njohur i klarinetës

Qamil Musto, simboli i sazeve të Delvinës, i njohur me emrin e artit Cika u nda nga jeta në moshën në orët e para të ditës së sotme.

Klarinetisti që ka përfaqësuar dhe nderuar qytetin e Delvinës në shumë festivale lokale, kombëtare e më gjerë. I vlerësuar ndër vite me çmime e medalje si:
– Medalja “Naim Frashëri” në vitin 1983 dhe1988
– “Laureat i Festivalit” më 1988
– “Mirënjohje Qytetare” nga Këshilli Bashkiak Delvinë më 05.12.2008

Klarineta e Cikës me ëmbëlsinë dhe mjeshtërinë e tij, ka përcjellë sa e sa melodi dhe tinguj magjepsës.
Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona.

Kabaja dhe vallja dyshe delvinjote kanë shoqëruar breza e breza të tërë instrumentistësh gjatë gjithë historisë së sazeve tona.
Nuk ishte aq e lehtë të bëheshe pjesë e këtij grupi dhe të zije vend midis emrave të mëdhenj që përfaqësonin asokohe grupin e sazeve të Delvinës. Përmendim: Tuli Bajrami, Meto Hazbiu, Nimet Tane, Hekuran Muharremi. Nevojitej përkushtim e mjeshtëri e lartë artistike. Ishin pikërisht këto virtyte që e bënë Cikën, të jetë një pasardhës i denjë i plejadës së emrave të Sazeve të Delvinës. Pas Laver Bariut, Cika eshte mjeshtri më i njohur i muzikës popullore që do t’i mungojë publikut shqiptar.

Shtuar 11.07.2021 11:15