E FUNDIT/ U dërguan në Itali, vdes një nga vajzat që u dogjën nga shpërthimi në Velipojë

Një lajm i rëndë vjen nga Italia për familjen Gjoka, ku shpërtheu bombola e gazit në ambientin e biznesit që kishin në pronësi, në Velipojë.

Mësohet se sot ka ndërruar jetë një nga vajzat që u dogj nga shpërthimi i bombulës në biznesin e tyre familjar.

Vajza ishte çuar për kurim në Itali, por nuk ia doli dot. Viktima është 19-vjeçarja Daniela Gjoka e cila nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra në trup nga shpërthimi i bombolës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 4 korrik, ku kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila kishte rrjedhur gjatë natës duke sjelle dhe shpërthimin e fortë.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë, që aty më pas u transportuan në Itali për kurim të specializuar. /albeu.com/

 

Shtuar 11.07.2021 11:17