Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar sot në “A Show” ka komentuar situatën politike në të cilën aktualisht ndodhet Partia Demokratike.
Sipas saj, zgjidhja e kësaj situate në PD duhet të bëhet votim i brendshëm.
“Zgjidhja është e thjeshtë, vota. Të shkojnë në votim të brendshëm”, tha Kryemadhi.
Ndërsa sa i takon protestës së 8 janarit, Kryemadhi tha se dhuna që u pa aty ishte e njëjtë si ajo që u pa në protestat e djegies së mandateve.
“Dhunën që kemi parë si jashtë edhe brenda PD është parë në protestat e djegies së mandateve. Politikani është një individ i vetëm që merr për sipër të përfaqësojë interesat e qytetarëve. Lulzim Basha nuk është i fuqishëm dhe qytetarët nuk kanë ku të gjejnë mbështetje”, tha Kryemadhi./albeu.com