Momenti pikant! U takuan në hyrje, përshëndetja e veçantë e Metës me Kryemadhin(FOTO LAJM)

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme.

Monika Kryemadhi dhe Presidenti Meta nuk kanë zgjedhur të shkojnë bashkë drejt kutive të votimit, por nuk e kanë shmangur dot një takim me tyre.

E para nga të gjithë politikanët në vend që kanë shprehur vullnetin e tyre ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas saj, menjëherë ka hyrë presidenti Ilir Meta. Të dy kanë votuar në kopshtin numër 31, i ndodhur në njësinë numër 5.

Teksa Kryemadhi dilte nga KZAZ, presidenti po hynte por nuk ka lënë pa i dhënë një buzëqeshje bashkëshortes së tij dhe janë përshëndetur me dorë. /albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 07:32