Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, humb jetën shoferi në Divjakë

Mëngjesin e sotem, në aksin Divjakë- Pushimi i shoferit shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 18.09.2021 09:03