Metroja plot me tym dhe 13 të plagosur, shihni momentin kur njerëzit vrapojnë të trembur në New York (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga metroja në Bruklin të New York-ut, ku mbetën të plagosur të paktën 13 persona.

Ata u sulmuan nga një burrë me një jelek portokalli ndërtimi, i veshur me një maskë gazi, i cili hodhi një kuti tymi për të shpërqendruar turmën e orës së pikut.

Në video shihen njerëz që dalin duke vrapuar të trembur nga metroja e gjitha në tym.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha për CBC News se incidenti ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit ET në metronë e linjës R në lagje. Policia është në kërkim të të dyshuarit.