Meta: Askush të mos guxojë të cenojë procesin e numërimit të votave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish pas përfundimit të numërimit të votave. Meta tha se tashmë përgjegjësia është e komisionerëve dhe e numëruesve.

Kreu i shtetit gjithashtu paralajmëroi që asnjë të mos guxojë të cenojë procesin e numërimit të votave për llogari meskine.

Përsa u përket sondazheve, Meta tha se kanë kanë vetëm një prapavijë partiake dhe se në fund të procesit do të argëtohemi me to.

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 25.04.2021 20:16