Kryemadhi shpalli fitoren, ambasadorja amerikane apel të fortë: Prisni përfundimin e numërimit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ku kjo e fundit deklaroi fitoren.
Sipas ambasadores, votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre dhe kryetarët apo kandidatët nuk duhet të supozojnë rezultatet.

“Votuesit në Shqipëri morën pjesë në numër të lartë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet zgjedhore & ligjzbatuese kanë detyrën të sigurojnë integritetin e zgjedhjeve. .Kandidatët & udhëheqësit gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultatet por të pranojnë vullnetin e votuesve kur të mbarojë numërimi””, shrpehet Yuri Kim.

 


Shtuar 25.04.2021 20:18