Gilberta dhe Iliri, konkurrentë të Përputhen +40 kanë zhvilluar një takim 4 minutësh, ku u duk se pati afrimitet mes tyre.
Arjan Konomi tha se i pëlqeu biseda mes dyshes. Gilberta Simoni, mësuese tha se ia kishin rekomanduar Ilirin, ndërsa ky i fundit e komplimentoi për buzëqeshjen.
Gilberta: Ti the njeh femrat italiane, tani thua femrat shqiptare. Në çfarë kuptimi?
Iliri: Nuk kam eksperiencë në lidhje me vajzat shqiptare.
Gilberta : Në lidhje dashurie?
Iliri: Po në lidhje, dashurie.
Gilberta: E di ti se mua më rekomanduan Ilirin.
Iliri: Edhe mua më thanë se shkon mirë me mësuesen. Dua të bëj komplimente për buzëqeshjen.