Lionel Messi ka thënë se është penduar që nuk ka shkëmbyer fanellat me legjendat braziliane të futbollit, Ronaldon dhe Roberto Carlosin.
Ylli i Barcelonës beson se ai duhet të kishte filluar shkëmbimin e fanellave në fillim të karrierës së tij dhe të kërkonte fanellat e legjendave kur ai ishte ende i ri.
Lionel Messi ka një koleksion të madh të fanellave, pasi i ka shkëmbyer ato pothuajse pas çdo ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij.
Sidoqoftë, fanellat e fenomenit Ronal dhe Roberto Carlosit nuk janë pjesë e koleksionit, për çka Messi është penduar.
“Fillova të pëlqej fanella ose suvenire kur u rrita, nuk i kushtova vëmendje kësaj më parë. Më vjen keq që nuk u kërkova fanella lojtarëve me të cilët jam përballur kur isha vetëm fëmijë, si Ronaldos ose Roberto Carlosit. Do të më pëlqenin ato fanella” – ka thënë gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” për “Diario Ole”.