Përbërësit
1 litër qumësht
6-7 lugë sheqer
3-4 kokrra vezë
2 lugë niseshte
1 vanilje
1 lugë gjalpë
Fruta të thata
Reçel për servirje
Përgatitja
Fillimisht vendosim qumështin të vlojë dhe më pas e lemë t’i ulet pak temperatura.
Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë gjalpin dhe niseshten dhe i përziejmë duke shtuar dhe qumështin e ngrohtë. E vendosim në tenxhere në zgarë/vatër të sobës duke e përzier derisa të lidhet. Në fund shtojmë vaniljen dhe arra e fruta të thata sipas dëshirës. E vendosim akulloren në një formë, e lemë të ftohet dhe më pas e vendosim në ngrirje për të paktën 8 orë./albeu.com