Me këtë ushqim, jo vetëm do të keni energji, por do të digjni gjatë gjithë ditës kalori

Sigurisht që e dini se mëngjesi është ndoshta vakti më i rëndësishëm i ditës, por ajo që nuk dini është se jo të gjitha mëngjeset janë të njëjta. Hulumtimet kanë treguar madje se ata që hanë një mëngjes të ekuilibruar kanë tendencë të kenë një metabolizëm shumë më të mirë dhe një BMI më të shëndetshëm (indeksi i masës trupore – BMI).

Por cila është më e mira?

Kështu duket se zgjidhja më e mirë është tërshëra. Jo vetëm që është një vakt i përkryer mbushës, por është edhe aleati më i mirë i metabolizmit tuaj. Kjo për shkak se struktura e tij është e tillë që ju ndihmon të hani më ngadalë dhe për rrjedhojë të ‘zgjoni’ më lehtë metabolizmin tuaj.

Në mënyrë ideale, tërshërën mund ta kombinoni me qumësht bajame, kos, arra, fruta të freskëta, quinoa, madje edhe pak mjaltë./albeu.com

Shtuar 18.01.2022 09:58