Njëri në lindje, tjetri në perëndim të karrierës, këta janë dy yjet e Realit që festojnë sot ditëlindjen

Në ambientet e klubit të Real Madridit padyshim që sot do të ketë momente feste, pasi dy futbollistë festojnë përvjetorin e tyre të lindjes.

Njëri është një yll në rritje që shpejt ka fituar dashurinë e klubit dhe të tifozëve madrilen, pasi ka bërë të harrohet shpejt dyshja e larguar Ramos-Varane, pikërisht braziliani, Eder Militao.

Militao mbush sot 24 vjeç, duke qenë një bast i fituar i nga Perez pasi e transferoi atë nga Porto për një shumë të konsiderueshme. Braziliani është e tashmja dhe e ardhmja e mbrojtjes së klubit Chamartin.

Futbollisti tjetër është po ashtu një qendërmbrojtës që asnjëherë nuk ka qenë titullar fiks, por gjithmonë ka ndihmuar ekipin kur ka pasur nevojë dhe është përdorur si “Joker” nga trajnerët, Nacho Fernandes.

Ai tanimë është drejt fundit të karrierës së tij pasi sot mbush plot 32 vjec. Nacho është një futbollistët i rrallë që është rritur të Reali dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka pranuar stolin. r.t/albeu.com

Shtuar 18.01.2022 09:50