Personi që përplasi me makinë 2 efektivët në Durrës, ka dëshmuar ditën e sotme se nuk ka dashur që kjo gjë të ndodhte.
Sipas tij, atë e ka kapur paniku, pasi me vete gjatë ndëalimit nga policia kishte edhe një armë zjarri.
“Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë”, është shprehur Pici./albeu.com/