Lulzim Basha, i cili garon sot për kreun e ri të PD-së, ka hedhur votën e tij.
Teksa ka përshëndetur me dy gishta, Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.

Pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, Bassha u shpreh për mediat se kjo është ditë e veçantë për PD-në.
“Shpreh mirënjohjen për mijëra demokratike, është e veçantë për PD, jemi përballur me sfida si askush. Demokratët kanë përballur sulme nga më të padenjat”, tha Basha.
Kujtojmë se më herët votoi dhe kundërshtari i Bashës, Gjergji Hani.
Ai foli për mediat dhe ka thënë se pjesëmarrja është e domosdoshme.
“Pjesëmarrja është e domosdoshme, është vlerë e demokracisë. I ftoj demokratët që të votojnë Gjergj Hani iu është përmbajtur vendimeve të Kryesësië. Sa i përket mundësive, sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin. Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore. Ngelet për t’u parë dhe do të flasë drejtësia, nëse ka arsye ku drejtësia do gjejë shkelje do marrë vendimin e saj”, tha Hani./albeu.com