Mbyllet takimi në KQZ, Soreca del me deklaratë të fortë: Po ju vëzhgojmë!

Ka përfunduar takimi mes ambasadores amerikane Yuri Kim, ambasadorit Soreca në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca, në një deklaratë për mediat pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, theksoi se Evropa po vëzhgon se çfarë do të ndodhë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Luigi Soreca: Folëm për zgjedhjet e 25 prillit. Pikërisht komisioneri na tregoi për situatën deri më tash për gjithçka që duhet bërë për zgjedhjet. Na foli për votimin elektronik dhe për numërimin elektronik. Gjërat janë kuptuar tashmë dhe komisioneri ka besim se gjithçka do të jetë gati për ditën e zgjedhjeve.

Një aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë në fakt edhe ndikimi i zgjedhësve për punën aq të mirë të komisionerëve. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë dhe do të vazhdojmë sepse mendojmë se edukimi I zgjedhësve është një çësthje shumë e rëndësishme.

Europa po vëzhgon gjithë procesin. E rëndësishme është ajo që do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri. E rëndësishme është të shmanget dhuna. Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje, që të shmanget gjuha e urrejtjes, gjuha e dhunës.  /albeu.com/

Shtuar 22.04.2021 15:34