Mbyllet shkolla e mesme në Borsh, nxënës dhe mësues pozitivë me Covid-19

Shkolla e mesme në Borsh është mbyllur për shkak se disa nxënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Mësohet se shkolla “Qazim Pali” do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë kohore prej 10 ditësh.

Sipas burimeve të BW nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.


Shtuar 4.11.2021 20:25