Protesta e 33-të e mbajtur përpara Kryeministrisë ka përfunduar, ndërsa pas saj organizatorët dhe pjesëmarrësit janë nisur në një marshim paqësor drejt Komisariatit nr. 3, aty ku po mbahen disa nga të arrestuarit gjatë protestës së sotme.
Para nisjes, nga podiumi u kërkua që lëvizja të zhvillohej pa tensione dhe në mënyrë paqësore, me thirrjen kryesore për lirimin e personave të ndaluar.
Të lidhura
None found
“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, ishte mesazhi i dhënë përpara se të niste marshimi.
