AUV: Ende s’ka vendim për mbyllje të subjektit, po priten analizat laboratorike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka kryer një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret me përpunimin e qumështit dhe prodhimin e nënprodukteve të tij, për të vlerësuar nëse aktiviteti zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e sigurisë ushqimore.

Në njoftimin e saj, AUV sqaron se në këtë fazë nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e subjektit, pasi procesi i deritanishëm ka përfshirë kontrollin e dokumentacionit dhe marrjen e mostrave, ndërsa përfundimet finale do të nxirren vetëm pas analizave laboratorike dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të lidhura

None found

Gjatë inspektimit, sipas AUV-së, janë marrë mostra të qumështit UHT me afat të gjatë përdorimi, si edhe mostra të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat më pas janë dërguar për ekzaminim laboratorik.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, inspektimit fizik të objektit dhe kontrollit të linjave të prodhimit, Agjencia thotë se janë evidentuar mospërputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas njoftimit, operatori e zhvillon veprimtarinë e përpunimit të qumështit mbi bazën e autorizimit përkatës. Në të njëjtin objekt, ndërkaq, janë të vendosura edhe linja për prodhimin e produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me bazë qumështi, ku përdoren qumësht pluhur, vaj palme dhe lëndë të tjera ndihmëse.

Po ashtu, gjatë kontrollit është konstatuar se subjekti ka në dispozicion sasi të konsiderueshme të lëndëve të para dhe produkteve, ku përfshihen qumësht UHT, qumësht pluhur, proteina qumështi, hirrë qumështi dhe vaj palme.

AUV ka theksuar gjithashtu se subjekti nuk ka autorizim të veçantë për prodhimin dhe përpunimin e produkteve me bazë yndyrash bimore dhe proteinash qumështi për qëllimet e deklaruara në etiketim, ndërsa disa pjesë të procesit do t’i nënshtrohen vlerësimeve të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

Pas përmbylljes së procedurës inspektuese, subjektit i është lënë vendim për zbatimin e kërkesave të legjislacionit dhe udhëzimeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me prodhimin dhe tregtimin e produkteve ushqimore.

Agjencia ka ritheksuar se siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit publik mbeten prioritet institucional, ndërsa hapat e mëtejmë administrativë dhe ligjorë do të varen nga rezultatet laboratorike.


Shtuar 2.07.2026 21:43

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş