Mbrojtja amerikane: Sistemet raketore të SHBA, mbërrijnë në Ukrainë në korrik

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka bërë me dije se të gjitha sistemet raketore të premtuara nga mesi i korrikut do të jenë në Ukrainë.

Lufta ruse ka shkaktuar pasoja të mëdha në Ukrainë, jo vetëm në humbje ushtarake por edhe në humbjen e jetëve.

“Grupi i parë i katër sistemeve të raketave të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë që SHBA i premtoi Ukrainës tani janë në vend dhe grupi i sapo shpallur HIMARS do të dorëzohet deri nga mesi i korrikut”, është njoftuar nga autoritetet e mbrojtjes në SHBA.

Ndërkohë më herët ministrat e Jashtëm të G7 kanë deklaruar se Rusia është fajtore për luftën në Ukrainë, si edhe për përkeqësimin e krizës ushqimore.