Rafael Leao kërkon shumë, ndërlikohet rinovimi i kontratës

Sulmuesi portugez e ka ngritur lartë kërkesën.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Leao i ka kërkuar Milanit një pagë tepër të lartë për të rinovuar, një vlerë 6 milionë euro në sezon. Milan heziton, dëshiron t’i qëndrojë besnik politikave të kujdesshme për sa i përket numrave që do të injektohen në skuadër.

Megjithatë, Leao është një nga lojtarët e paktë, ndoshta i vetmi, për të cilin mund të bëhet një përjashtim./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.06.2022 16:01