Mbrojti diktaturën e Enver Hoxhës, Stresi i përvishet Bozos: Hidheni në gjyq! (VIDEO)  

Stresi është një ndër reperat më aktivë në politikën shqiptare. Ai njihet për bindjet e tij të djathta dhe ka marrë pjesë në protesta masive në vend, vepër penale për të cilën ai kërkohet nga policia në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Instagram, Stresi ka reaguar ndaj qendrimeve të kryesueses së listës së PS, Luljeta Bozo sipas të cilës regjimi i Enver Hoxhës “ka më shumë anë pozitive sesa negative”.

Sipas reperit, Bozo duhet hedhur në gjyq urgjent, pasi shumë familje janë pushkatuar, zhdukur e internuar.

“Kjo do derguar ne azil votoni PS o popull se njejtin fat do keni si ne fillim te 1944 zot na fal ca o tu ndodh. Kjo zonja do mendoje per popullin eshte kanditate ne Tirane.

Kjo duhet hedhur ne gjyq urgjent!!! Sa familje janë pushkatuar sa meshkuj jan torturuar sa njerez sa????

Ti je nene por jo si te gjithe nenat kush eshte ajo nene qe vret kush eshte ajo nene qe ka firmosur dhe njerez jane zhdukur ja pra qe ashtu nenash ne nuk i duam”, shkruan ai. /albeu.com/

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)


Shtuar 16.03.2021 18:38