Ftohtë dhe me borë, ja si do të jetë moti për nesër dhe pasnesër

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


Shtuar 16.03.2021 18:46

Tags: , ,