Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pas daljes nga SPAK ka dhënë një komunikim për mediat.
E pyetur nga gazetarët rreth arsyes që është thirrur, Kryemadhi është shprehur:
“Isha si person që ka dijeni! Botox kam bërë si të gjitha gratë dhe burrat! Celularin? Le ta mbajnë”, tha ajo.
“I dhashe përgjigje të gjitha pyetjeve. Ballafaquam gjërat që kanë të bëjnë me akuzat që kanë ngritur. Besoj se e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve. E lexova me vëmendje dhe e firmosa me vetëdije të plota, duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, tha ajo.
Botox & ndërhyrje estetike?
Kryemadhi: “Lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Dua të them që nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Çdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte me imazhin e saj, nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Botox kam bërë si të gjitha gratë”.
Në çfarë cilësie u pyetët?
Kryemadhi: “Isha në cilësinë e personit në dijeni”.
Telefoni?
Kryemadhi: “Le ta mbajnë se s’ka naj gjë në celularin tim. Kam vetëm fjalë të bukura në celularin tim”, u shpreh ajo pas daljes nga SPAK.