Mbi 120 mijë euro të vjedhura në banesën e ish-zyrtares së kryeministrisë, nisin hetimet mbi origjinën e parave

Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ra pre e një vjedhje në banesë nga pastruesja e djali i saj që i morën qindra mijëra euro, dollarë dhe miliona lekë shqiptare.

Policia arrestoi Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Lexo edhe: Pastruesja i grabiti pasurinë me vlerë 120 mijë euro, ku i gjeti paratë zyrtarja e Kryeministrisë

Lidhur me këtë rast, Albeu.com mëson se po hetohet origjina e parave të vjedhura në banesën e Klosit nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me në krye prokuroren Mirela Zavalani.

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja ka ndodhur në datën 15 dhjetor të 2022-shit. Ishte pikërisht Klosi që ka bërë denoncimin në polici më 15 dhjetor, ndërkohë banesa ku është kryer vjedhja ishte marrë nga ajo me qira.

/Albeu.com/


Shtuar 8.01.2023 16:57