5 orë pritje, radhë kilometrike makinash në Kapshticë, emigrantët largohen nga Atdheu

Në pikën  e kalimit kufitar të Kapshticës, prej disa orësh vijojn ë radhët kilometrike.

Emigrantët shqiptarë që kthehen drejt shtetit grek kanë më shumë se 5 orë në radhë.

Policia është duke punuar me kapacitete maksimale sportelesh dhe personeli.

Pala shqiptare punon me 5 sportele ne dalje, ndërsa ajo greke me 1 sportel ne hyrje.

Aktualisht sipas autoriteteve sportelet alternohen në varësi të fluksit.

Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë, për shkak të shtetasve shqiptarët të cilët kthehen në vendet e punës pas mbarimit të festave./Albeu.com.


Shtuar 8.01.2023 17:10