Mbështetësit e çojnë deri në shtëpi, Berisha: Sot dëshmuam që jemi opozita e vërtetë e këtij vendi

Ish-kryeministrin Sali Berisha, mbështetësit, pas mbylljes së protestës, e kanë shoqëruar deri te hyrja e shtëpisë.

Berisha dhe njëherë ka mbajtur një fjalim ku i ka falënderuar dhe u ka garantuar atyre se beteja do të vijojë deri në rrëzimin e asaj që ai e quan “narkoshtet”.

Ish-lideri historik i PD-së ka thënë se sot, me protestën në selinë blu, tregun se janë opozita e vërtetë e Shqipërisë.

“Arritëm të dëshmojmë organizimin, vendosmërinë tonë, para shqiptarëve dhe botës, dëshmuan se armiku më i egër pas Enver Hoxhës, është Edvin Rama dhe Lulzim Basha, Miqtë e mi, ju e patë vetë sesi shpalosi Edi Rama skenarin e tij kundër pluralizmit politik në Shqipëri dhe PD. Sot doli e qartë si në dritën e diellit, por kjo betejë tregon se rruga që kemi për të bërë nuk është e lehtë, por ju garantoj se është e suksesshme dhe fitimtare. Dëshmuam sot se jemi opozitë e vërtetë e këtij vendi. Prej kohësh, unë ju kam deklaruar ju se ky është një revolucion i pandalshëm. Ndalet vetëm me përmbysjen e narkoshtetit. Synon rikthimin në pushtet nëpërmjet votës së lirë të PD. Përulem para guximit tuaj”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 8.01.2022 14:42