Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Do të vijojmë si normalisht me mbledhjen

Pavarësisht situatës së krijuar nga protesta nga demokratët e Sali Berishës, Lulzim Basha ka vijuar me mbledhjen e lajmëruar me deputetët e anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në një komunikim për Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, i cili tregoi edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të vijojnë me mbledhjen që mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes

“Ishim duke kryer mbledhje, aktualisht po presim të përfundojë mbledhja sapo të pastrohet salla pasi janë thyer xhamat. Ne do vijojmë me mbledhjen, sipas axhendës. Kjo ka qenë një mbledhje e parashikuar. Besoj se mbledhja do të vijojë deri në orë e vona”, tha ai.


Shtuar 8.01.2022 14:45