Masakra në Elbasan: Ky është burri që vrau bashkëshorten në mes të ditës

Personi që shihni në foto është Koço Buzo, i cili vrau gruan e tij, Liljanën me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, ku 58 vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu është dëmtuar në dorë, shtetasi Adriatik Kolaj, i cili pasi ka marre mjekim ka dale  nga spitali. Dyshohet se Kolaj është plagosur nga ndonjë cifël guri.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.


Shtuar 6.05.2021 14:54