Deputetja Marjana Koçeku, e cila disa muaj më parë u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste për të vijuar si e pavarur, është shfaqur sërish sot në protestë.
Ajo është parë përpara godinës së Kryeministrisë, duke iu bashkuar qytetarëve të mbledhur.
Të lidhura
None found
Që prej fillimit të protestave, “Neomalsorja” ka deklaruar mbështetjen e saj për kauzat që kanë nxjerrë në rrugë mijëra qytetarë.
Më herët, Koçeku kishte bërë të ditur edhe përkrahjen e saj për protestën që do të zhvillohet të dielën në Shkodër, kundër hapjes së konsullatës serbe në këtë qytet.
