Zjarri në perëndim të Atikës del jashtë kontrollit, digjen deri në 150 banesa dhe jepen urdhra evakuimi

Një zjarr i fuqishëm vijon të përhapet pa kontroll në Porto Germeno, në pjesën perëndimore të Atikës, duke iu afruar në mënyrë të rrezikshme zonave të banuara.

Të lidhura

None found

Për shkak të rrezikut ekstrem, Atika, Viotia dhe Evia janë vendosur të dielën nën alarm të kuq “Red Code”. Autoritetet u kërkojnë banorëve të zbatojnë menjëherë çdo udhëzim dhe njoftim emergjence.

Sipas korrespondentit të Top Channel, Aleksandër Marku, përmes numrit 112 janë dërguar disa paralajmërime, me të cilat është urdhëruar largimi i banorëve nga disa zona rurale dhe bregdetare. Dymbëdhjetë persona që kishin mbetur të bllokuar pranë bregut janë transportuar me mjete lundruese në një zonë të sigurt.

Deri në këtë fazë nuk është raportuar për të lënduar nga zjarri në Porto Germeno, por pasojat materiale konsiderohen të rënda. Një përfaqësues i pushtetit vendor ka bërë të ditur se, sipas vlerësimit të parë, flakët kanë shkrumbuar nga 100 deri në 150 banesa.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar afërsisht 500 zjarrfikës, vullnetarë, ekipe të specializuara për zonat pyjore dhe mbi 130 automjete. Në terren ndodhen edhe zjarrfikës francezë dhe rumunë, të angazhuar përmes mekanizmit europian të mbështetjes.

Ndërhyrja ajrore po kryhet me 19 avionë dhe 11 helikopterë, megjithëse era e fortë, e cila ka arritur deri në shtatë ballë, ka vështirësuar fluturimet dhe hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit.

Flakët kanë djegur sipërfaqe të gjera pyjore, ndërsa qindra vatra të vogla vijojnë të jenë aktive. Sipas autoriteteve, këto vatra mund të nxisin përhapje të tjera të zjarrit gjatë natës.

Gjatë kësaj jave, Greqia është përballur me dhjetëra zjarre. Të dhënat satelitore tregojnë se vetëm në Kretë janë shkrumbuar rreth 45 mijë dynymë tokë.


Shtuar 1.08.2026 22:34

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort