Maqedonia e Veriut me bilance tragjike, sot 22 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 118 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar 22 viktima, ndërsa 395 pacientë janë shëruar.

Rastet e vdekjeve kanë arritur në shifrën prej 7569 pacientë, ndërsa rastet aktive për momentin shënojnë shifrën prej 8096 të infektuar./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 16:24