Manastirliu jep lajmin e mirë, ky është qyteti që “çlirohet” nga koronavirusi

Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se Vlora është qarku i cili nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Ky rezultat pozitiv, vjen pikërisht në një moment kur qyteti bregdetar është duke mirëpritur turistët për sezonin e verës.

“Lajm i mirë *Vlora është qarku i parë në vend, ku nuk ka raste aktive me Covid-19”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.


Shtuar 15.06.2021 17:57