Ende vazhdon që të flitet kudo për majmunin në brigjet e Sarandës, i cili ka shfaqur disa sjellje agresive duke gjuajtur kështu edhe policët bashkiakë.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë biznesi që ka majmunin, duke iu bërë thirrje qytetarëve që ta lënë atë të qetë, pasi është i familjarizuar me njerëzit.
“Përshëndetje të dashur miq, ky në foto është Kiko. Kiko është një majmun që ne prej vitesh e kemi, është i familjarizuar me njerëz, me njerëz që e duan dhe jo me njerëz që vrapojnë pas tij me shkopinj e gurë. Ne menduam se pas kaq vitesh në kafaz, do ishte mirë që të ishte i lirë. Nga dëshira e tij për të eksploruar vendin, ai del xhiro dhe kthehet prapë në shtëpinë e tij. Ai është majmun… po mbase nuk keni parë majmun…, por ju lutem e lini të qetë, në lirinë e tij… Ai e ka një shtëpi dhe një familje…!”, thuhet në reagimin e biznesit në Sarandë./albeu.com