Lulzim Basha nuk përmbahet më, sulmon publikisht Berishën, Metën dhe Edi Ramën: Do të jepni llogari! (VIDEO)

Kreu – PD Lulzim Basha ditën e sotme gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Meta.

Duke shkëmbyer akuza dhe batuta me kryeministrin Rama, Basha doli kundër 3 politikanëve me me peshë në politikën shqiptare, duke sulmuar jo vetëm Berishën por edhe Ilir Metën.

“Thuaj të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën, thuaj. Bëj foltore dhe ti, bashkohu me ta dhe bëni një trekëndësh dhe qani hallet”-tha ndër të tjera Basha, deklaratë e cila ngjalli ovacione në sallë.

“Trekëndëshi i Bermudës i ka ditët e numëruara. Shpëtim, nga ajo për të cilën i keni hyrë në hak shqiptarëve nuk keni për të pasur. Gjërat kanë ndryshuar një herë e mirë.

Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermudës do të bien. 15 veta që kontrollojnë tranzicionin do të japin llogari politikisht.”- sulmoi ashpër Basha duke bërë akuza të forta edhe ndaj ish-kryetarit të tij, Sali Berisha, shkruan albeu.com.

Marrëdhënia me LSI:

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit, ku PD dhe LSI nuk arritën të rrëmbenin pushtetin e Ramës, marrëdheniet mes dy partive më të mëdha në opozitë u ftohen.

Pavarësisht se u futen në zgjedhje veçmas por me qëllime të njejta, rezultatet shumë të dobëta sollën ftohjen mes Kryemadhit dhe Bashës, ku LSI u distancua ndjeshëm nga PD.

Mosmarrëveshjet mes tyre u vunë re edhe gjatë seancës së parë parlamentare ku LSI nuk pranoi të ndiqte aksionin e Bashës për të lënë Kuvendin si dhe në votimet e ligjeve të rëndësishme.

Marrëdhënia Ilir Meta-Sali Berisha:

Shpallja non grata e Sali Berishës nga SHBA ishte një goditje shumë e madhe për opozitën pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 25 Prillit.

Pas këtij vendimi të SHBA I cili u quajt sulm dhe I pavërtetë nga ana e ish-kryeministrit Berisha, presidenti Meta I njohur për marrëdhënien e ngushte me ish-liderin e PD, reagoi publikisht.

Meta jo vetëm që shprehu mbështetje për Berishën por e quajti shpalljen “non grata” si një fletë rrufe nga ana e SHBA.

“Kjo “fletërrufe” jo rastësisht u kërkua në këtë moment, kur procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht dhe kur institucionet, sipas Kodit Zgjedhor, duhet të shprehen lidhur me ankesat e shumta për manipulimet dhe krimet zgjedhore të denoncuara gjerësisht, që kanë cenuar rëndë standardet perëndimore të një procesi elektoral plotësisht të lirë, të ndershëm dhe demokratik.”- shkruante Meta në letrën publike drejtuar familjes së Berishës.

 

 


Shtuar 28.10.2021 16:12