Në një përpjekje të furishme për ta larguar, Chelsea ia ka ofruar Barcelonës shërbimet e Romelu Lukakut, sipas asaj që raporton Matteo Morretto.
Burimi kryesor thotë se klubi katalunas është një nga disa skuadra që iu ofrua shansi për të nënshkruar me sulmuesin pasi ai u anashkalua nga trajneri i ri i Bluve, Mauricio Pochettino.
Barcelona nuk e konsideron Lukakun si opsion. Por edhe nëse do ta bënin, paga e tij prej 325 mijë euro në javë do ta bënte absolutisht të pamundur që ta nënshkruanin me të.