Mbyllet votimi në 61 bashkitë e vendit, Celibashi dështon me identifikimin elektronik, i del dhe boja, incidente sporadike

Shqipëria voton sot për zgjedhjet lokale. Në orën 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.

144 kandidatë garojnë sot për kryetarë bashkie. Në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Gjithashtu  sot votohet edhe për 61 Këshillat bashkiakë, ku konkurrojnë 40 parti dhe koalicione. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të parlamenteve vendore, janë regjistruar rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

5.231 qendra votimi janë hapur në të gjithë vendin.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë.

Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike.

19:04- Mbyllet orari zyrtar i procesit të votimit

Sot, qytetarët shqiptarë kanë votuar për zgjedhjen e drejtuesve për 61 bashkitë e vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe sipas orarit zyrtar, tani mbyllet.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 36.39 % në rang vendi.

Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

18:57 – Shqipëria zgjedh sot qeverisjen vendore, ja sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

Një orë para mbylljes së procesit të votimit, pjesëmarrja në rang vendi sipas KQZ ka qenë 36.39 %.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694863  nga 1909641 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Ndërkohë në Tiranë pjesëmarrja deri në orën 18:00 ka qenë 37.43 %, në Durrës 31.01% dhe në Elbasan 34.11%.

18:25- Ikin dritat në Mallakastër, ndërpritet procesi i votimit

Teksa na ndajnë vetëm 40 minuta nga mbyllja e procesit të votimit, raportohet se në Mallakastër ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në disa zona të njësive administrative.

Shkak mendohet të jetë moti me reshje. Energjia është ndërprerë për disa minuta duke pezulluar procesin e votimit.

Qytetarët kanë qëndruar pranë qendrave të votimit ndërsa energjia është rikthyer.

Ndërkohë sipas KQZ, deri në orën 17:00 në Mallakastër kanë votuar 40.42 % e qytetarëve.

18:25- Dhe pak minuta nga mbyllja e procesit të votimit, Evis Kushi del me një thirrje për qytetarët

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, nga selia e PS në Elbasan, u ka bërë thirrje qyetarëve që nuk kanë votuar, të shprehin të vullnetin e tyre para se qendrat të mbyllen.

“Ka mbetur vetëm 1 orë nga përfundimi i orarit zyrtar të procesit të votimit dhe së pari, dua të falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë deri më tani dhe kanë shprehur me votë vullnetin e tyre për të ardhmen e qytetit tonë të dashur.

Kjo ka qenë një fushatë model, por edhe një proces votimi model. Ndaj edhe për orët në vijim, do të bëja thirrje që të gjithë të kontribuojmë që të vazhdojë të jetë i tillë.

Do t’ju lutesha të gjithë atyre që ende nuk kanë votuar, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e tyre qytetare, sepse vota e secilit prej jush ka fuqinë të vendosë për zhvillimin e Elbasanit dhe përmirësimin e jetëve tona.

Një thirrje edhe për të gjithë ata që nuk votuan dot gjatë orëve të para të mëngjesit për shkak të problemeve teknike. Duke e vlerësuar shumë kontributin tuaj, ju lutem paraqituni edhe një herë drejt qendrave të votimit, sepse vota juaj vlen jo vetëm për ju, por dhe për familjet tuaja dhe të gjithë qytetin.”- tha Kushi.

18:10 – Bejko thirrje qytetarëve: Votoni masivisht, jetike për demokracinë

Kandidati i PD, Roland Bejko për bashkinë e Tiranës ka reaguar pak orë para mbylljes së procesit zgjedhor ku në një komunikim për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Bejko thekson se qytetarët duhet të votojnë masivisht gjatë këtyre orëve pasi vota e tyre ka rëndësi madhore për vendin, pasi politika e vjetër po përpiqet t’i ofrojë tyre një klimë tensioni.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, sot është dita më e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Sot më shumë se kurrë vota juaj ka rëndësi madhore për Shqipërinë, ndaj ju ftoj të dilni masivisht në këto orë të mbetura e të votoni.

Partia Demokratike, si e vetmja forcë e djathtë properëndimore, ju fton sot ta jepni kontributin tuaj dhe ky kontribut shprehet përmes votës tuaj.

Vetëm duke votuar ju të dashur vëllezër e motra shqiptarë, mund ti jepni fund politikës së vjetëre që për më shumë se 32 vite e mban peng vendin. Ndaj ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por çdo shqiptar, çdo shqiptar të ndershëm, çdo shqiptar me shpirt të lirë, çdo shqiptar që është jashtë shantazhit, jashtë korrupsionit, jashtë joshjes, që sot të japin këtë kontribut jetik për demokracinë dhe të ardhmen tonë. Politika e vjetër po përpiqet sot më shumë se kurrë që t’ju ofrojë shqiptarëve klimën e tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së mbrapshtë 32 vjeçare, por ne e dimë, ju e dini, se këto zgjedhje janë për gjithë shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës që e ka mbajtur peng Shqipërinë. Sot nuk është koha për të bërë sehir dorëzuar përballë të keqes që ka mbjellë politika e vjetër, por të ushtroni demokracinë që iu jep e drejta e votës.

Ndaj në emër të PD, në emër të të të ardhmes tonë, ju bëj apel jut ë dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë:

Mos prisni që politika e vjetër të dorëzohet, por dilni e votoni.

18:05- Bardh Spahia, thirrje shkodranëve për të votuar: Ushtroni të drejtën tuaj qytetar

Kanadidati për kryetar të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka dalë me një thirrje ndaj qytetarëve shkodranë që ende nuk kanë votuar, të shkojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre.

“Dëshiroj tu bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë që nuk kanë votuar, të ushtrojnë të drejtën dhe detyrimin e tyre qytetar nëpërmjet votës. Të vërshojnë drejt qendrave të votimit, me bindjen e tyre se do ta rrisin shkëlqimin e Shkodrës dhe 4 vitet e ardhshme, larg krimit dhe korrupsionit”, tha Spahia.

Kujtojmë se dhe një orë mbyllen qendrat e votimit, dhe më pas nis procesi i numërit.

17:58- “Dilni votoni”, Muzhaqi thirrje qytetarëve: Edhe ju të Juves që s’keni çfarë të shikoni, votoni!

Ministrja Bora Muzhaqi i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht. Teksa ka mbetur edhe 1 orë e gjysmë nga mbyllja e procesit zgjedhor, Muzhaqi tha se vota është shumë e rëndësishme për përcaktimin e së ardhmes së përbashkët.

Muzhaqi: Janë edhe 90 minuta, një ndjeshje futbolli për ata që sot, cdo të diel kanë ndjekur kampionatin dhe që besoj tani më s’ka asgjë më të mirë se sa të dalin nga shtëpia dhe të votojnë. Edhe ata të Juves që s’kanë votuar ende s’kanë cfarë shohin deri në darkë, kështu që ju bëjmë thirrje të dalin dhe të votojnë. Janë 90 minuta për gjithë ata gjyshër dhe gjyshe që nuk votuan dot sot herët në mëngjes, por edhe për gjithë ata të moshuar, të reja e të rinj që kanë dalë të votojnë. Apeli i PS është që mos i lini këto 90 minuta të ikin pa votuar. Vota vlen shumë , venso shumë dhe përcakton më shumë se cdo gjë tjetër të ardhemn tonë të përbashkët.

17:37- Probleme me identifikimin, bojën dhe tentativa për votim të dyfishtë, Celibashi: Procesi është normal

Komisioneri Ilirijan Celibashi në një përditësim lidhur me procesin zgjedhor ka bërë me dije se janë 24 denocnime nga qytetarë të ndryshëm. Bashkitë me probleme janë Tirana, Elbasani, Durrësi, Kamza, Dropulli, Peshkopia, Tropoja.

Celibashi bëri me dije se denoncimet lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Gjithashtu ka denoncime edhe për intimidimin e votuesve.

Celibashi: Në total deri tani, në KQZ, nëpërmjet, qoftë platformës së KQZ në faqen e internetit apo edhe në aplikacion, por edhe në prokotollin e KQZ, kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, 63 nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Partia Socialiste ka dy denoncime për kandidatin për koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryetar të Bashkisë në Elbasan dhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Gjithashtu, janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht, bashkitë të cilat në mënyrë të përmbledhur janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durrëai, Dropulli, Kamza, Konisploli, Peshkopia dhe Tropoja.

Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denpncimeve. E fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime për votim familjar në disa qendra votimi në disa bashki. Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesë marrjes, janë 998 633 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes eletronike.

Si e vlerësoni procesin?

Celibashi: Janë 4497 qendra votimi të cilat në kohë reale përcjellin një informacion në KQZ. Përqindja në pjesëmarrje për këto qendra votimi që kemi informacion është 34.56%. Procesi në tërësi mund të konsiderohet normal. Anormalitetet e raportuara nuk mendoj se e bëjnë procesin problematik. Duhet të presim deri në përfudnim që të konstatojmë se cfarë ka ndodhur.

17:33- Këlliçi bën sërish thirrje: Dilni votoni, ndryshimi është në duart tuaja

Kandidati për kryetar për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici ka dalë sërish me një thirrje për qytetarët, për të votuar.

“Janë 90 minuta që kërkojnë inpenjimin tuaj për të dalë dhe për të votuar, për të ndryshuar 4 vitet e ardhshme,. Establishmenti dhe të korrutuarit nuk duan të merrni pjesë në votimi. Ndaj ju drejtohem të gjithëve, dilni merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00. Dilni votoni në Tiranë, ndryshimi është në duart tuaja”, tha Këlliçi

Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 17:00 ka qenë 34.54%.

17:18- FOTO/ Varur mbi urë, qytetarja rrezikon jetën për të votuar

“Vota jonë plumb për armikun e për katund të fikun”, kështu shkruan një qytetar në llogarinë e tij në Facebook, teksa ilustron me foto vështirësitë e të kthyerit në shtëpi, pas dhënies së votës në qendrën e votimit.

Kujtim Margjeka, banues në fshatin Bujan të Tropojës, pasi shkoi për të votuar ditën e sotme, ndau me ndjekësit e tij foton e urës së shkatërruar ku ai dhe bashkëshortja e tij duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar, për t’u kthyer në shtëpi.

Sipas tij, ura dhe kjo lagje kanë vite që nuk ndryshojnë. Në këtë ditë zgjedhjesh, qytetari e adreson këtë problematikë si një çështje që duhet zgjidhur menjëherë, duke u përpjekur të tërheqë edhe vëmendjen e drejtuesve që po garojnë.

“Në foto gruaja ime duke kaluar urën, shpresojmë të rregullohet një ditë”, shkruan qytetari në postimin e tij.

17:10- Debate dhe influencim te votuesit, probleme në QV të Elbasanit, ndërhyn policia

Elbasani, një nga qarqet më të rëndësishme në zgjedhjet lokale, ka shfaqur probleme gjatë procesit të votimit, që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Mësohet se në tre qendra votimi ka pasur probleme me mjetet e identifikimit të vëzhguesve, influencim te votuesit dhe debate me operatorët.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2422/1, në Mengel, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi vëzhguesit ishin paraqitur pa beixh për procesin zgjedhor dhe pa dokument identifikimi.

Punonjësit e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë ndërhyrë në Qendrën e Votimit dhe pas verifikimit të situatës, vëzhguesit që nuk kishin mjete identifikimi janë zëvendësuar me vëzhgues të tjerë.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas rifillimit të procesit të votimit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

-Komisioni i Qendrës së Votimit nr. 2930/01, në Bradashesh, Elbasan, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, për të larguar nga Qendra e Votimit, shtetasin E. Ll., pasi dyshohej se po ndikonte tek votuesit.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pas verifikimit ka rezultuar se shtetasi E. Ll. kishte ndihmuar fqinjin e tij për të votuar, por nuk kishte ndikuar në zgjedhjen e tij.
Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas verifikimit të rastit, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

-Komisioni i Qëndrës së Votimit nr. 2373, në lagjen “Partizani”, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi njëri nga vëzhguesit e Qendrës së Votimit kishte debatuar me operatoren e kësaj Qendre.

Shërbimet e Policisë, me vendim të KQV-së, kanë shkuar menjëherë në këtë Qendër Votimi, ku pasi kanë sqaruar situatën, janë larguar nga Qendra e Votimit, po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Për të trija rastet është vënë në dijeni edhe prokurorit i gatshëm.

16:41- Sa është pjesëmarrja në votime deri tani, në rang kombëtar

Më pak se 3 orë dhe mbyllet procesi i votimit në Shqipëri, ku qytetarët kanë votuar për të zgjedhur kreun bashkiak dhe anëtarët e këshillave bashkiake.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00 kanë votuar 619193 nga 1923650 zgjedhës ose 32.19%.

Siç shihet, përqindja e votuesve ka qenë e ulët. Nga pala e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë bërë thirrje që të dilet të votohet, ndërsa PS ka ankimuar në KQZ koalicionin e Berishës dhe Metës për shkelje të heshtjes zgjedhore.

16:26- “Bënë fushatë elektorale në ditën e zgjedhjeve”, PS ankesë kundër Këlliçit dhe Boçit

Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendrot të Zgjedhjve me një kërkesë ku kërkon të merren masa ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi dhe të atij të Elbasanit, Luçiano Boçi.

Në kërkesë argumentohet se dy kandidatët e opozitës kanë bërë fushatë elektorale gjatë konferencave ditën e sotme, ditë kur në Shqipëri po mbahen zgjedhjet vendore.

Në kërkesë thuhet se ata kanë shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke e lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale gjatë fushatës. Nisur nga ky denoncim, PS kërkon nga KQZ marrjen e masave të duhura për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.

Përmes një kërkese zyrtare të firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore Eridian Salianji, thuhet se:

“Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjatë ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Këlliçi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje në votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjatë fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjislacionit në fuqi, lutemi të merrni masat në zbatim të nenit 174 të Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për të garantuar mospërsëritjen e saj në vijim”.

16:20 – Fotografuan fletët e votimit, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë, nën hetim bashkëshortja

Dy persona të cilët fotografun fletën e votimit në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë në Sarandë janë arrestuar nga policia.

“Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit”, njoftojnë blutë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

16:17 – Mori dy fleta votimi dhe i hodhi në kosh, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Krujë, pasi në qendrën e tij të votimit, ka marrë dy fleta votimi (të tijën dhe të nënës ë tij), më pas i ka hedhur në kosh.

Arrestimi i tij është bërë për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

16:03 – Nga Devolli në Skrapar, bashkitë ku po “digjen” kutitë, pjesëmarrje e lartë në votime

Deri në orën 15:00 tani kanë votuar 29.51% e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2592 prej 5213 qendrave të votimit që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 550812 nga 1866777 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Sa i përket bashkive, në Tiranë raportohet një pjesëmarrje relativisht e ulët. Deri më tani sipas KQZ-së kanë votuar 31.24 %, në Durrës 25.49 % dhe në Elbasan, 28.86 %.

Ndërkohë bashkitë ku ka një pjesëmarrje të madhe, janë Devolli, Pusteci, Fushë-Arrëzi, Puka, Kukësi, Skrapari dhe Dibra.

Në Devoll deri në orën 15:00 kanë votuar 42.46 %.

Në Pustec deri në orën 15:00 kanë votuar 48.05 %.

Në Fushë-Arrëz deri në orën 15:00 kanë votuar 46.24 %.

Në Pukë deri në orën 15:00 kanë votuar 46.17 %.

Në Kukës deri në orën 15:00 kanë votuar 42.97 %.

 Skrapar deri në orën 15:00 kanë votuar 42.23%.

Në Dibër deri në orën 15:00 kanë votuar  35.66 %.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një shenjë e mundësisë së ndryshimit të pushtetit në bashki apo nivel të qeverisjes qendrore. Duke parë këtë pjesëmarrje në këto bashki, është interesant të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve pas mbylljes së kutive.

15:34- Pas Berishës, edhe Këlliçi thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë detyrën e tyre dhe të dalin të votojnë. Sipas tij ndryshimi është vetëm tre orë e gjysmë larg, deri në përfundimin e procesit zgjedhore.

Këlliçi: Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. Merrni pjesë në këtë provces. Është shumë e rëndësishme që deri në orën 19:00 të shkoni në qenrdar e votimit për të bërë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja, dilni dhe votoni.

Më herët edhe Berisha përmes një deklarate për mediet i kërkoi qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht deri në orën 19:00.

Deri në orën 15:00 tani kanë votuar 29.51 për qind e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2630 prej 5211 qendrave të votimit që janë në total.

15:12- Në rolin e vëzhgueses së zgjedhjeve, Yuri Kim mesazh nga Vlora: Askush s’duhet të shesë dhe të blejë votën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pasditen e sotme në Vlorë.

Ambasadorja e cila është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin.

Ajo tha për mediat se askush nuk duhet të blejë apo të shesë votën. Ndër të tjera Kim theksoi se është përgjegjësi e autoriteteve që të zbatojnë ligjet.

Kim: Jam një nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë. Deri më tani nduket mirë, por jam një person dhe do të duhet të presim të gjithë vëzhguesit. duhet të dërgojmë raportimet nga raporti i ODHIR. Kam qenë në Nivicë, Selenicë dhe do të vizitojmë vende të tjera. Nuk duhet të ushtrohet presion. Është më rendësi që çdo votues të ushtrojë të drejtën e votës. Asnjë nuk duhet të shesë votën dhe ta blejë. Është përgjegjësi e autoriteteve që t’i zbatojë ligjet në mënyrë të barabartë.

15:07- Akuzoi deputetin e PS-së, Edmond Spaho goditet me grusht, bën kallëzim në Prokurori

Deputeti demokrat në Korçë, Edmond Spaho ka bërë kallëzim në Prokurori pas incidentit të ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit.

Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur, që nga moslejimi i tij në Qendrën e Votimit nga persona të paidentifikuar deri te sulmi fizik ndaj tij.

Spaho thotë se është ofenduar nga disa persona dhe është qëlluar në fytyrë pasi ka akuzuar deputetin e PS Ilir Pendavinji.

KALLËZIMI NË PROKURORI

Sot kam shkuar në fshatin Zvezdë për të kontrolluar ecurinë e zgjedhjeve vendore. Kam shkuar në Qendrën e Votimit e cila ndodhej në katin e parë të shkollës së këtij fshati ku ndodhej njëra nga Qendrat e Votimit.
Në Qendrën e Votimit unë kam shkuar vetëm dhe kur kam shkuar kam konstatuar se në hyrjen e derës së shkollës, në verandën e saj dhe në korridorin e katit të parë kanë qenë prezentë dhjetëra persona në moshë të re, të cilët kishin në kokë kapuçë xhupi. Dua të them se me Kodin Zgjedhor nuk lejohet prezenca e grupeve të tilla në distancë jo më të vogël se 200 metra.

Në momentin që unë kam dashur të thërrisja njërin prej përfaqësuesve të subjektit tim në Komisionin e votimit dy persona të moshës rreth 25 apo 30 vjet me kurriz nga unë më kanë bllokuar rrugën. Unë kam tentuar që të zhvendosem, por të dy persona më bllokonin rrugën. Në këto kushte unë njërit prej këtyre personave i kam kërkuar që të më hapte rrugën. Ky person mbante veshur një xhup me ngjyrë të zezë dhe refuzoi të hapte rrugën duke më thënë që nuk të lejoj që të hysh.

Ai më ka thënë që ti Edmond Spaho, deputeti i Partisë Demokratike nuk ke për të hyrë. Të dy këta persona unë nuk i njoh. I ndodhur në kushtet e privimit të të drejtave të mia u përpoqa që ta shtyj që unë të hap rrugën. Por menjëherë të gjithë të rinjtë që ndodheshin në korridor më kanë rrethuar dhe nuk më lanë që të komunikoj me përfaqësuesin tim që përfaqëson Partinë Demokratike. Unë jam detyruar që të dal jashtë dhe kam njoftuar policinë e Maliqit dhe KZAZ-në.

Gjatë kohës që unë prisja ardhjen e policisë së Maliqit dhe përfaqësuesve të KZAZ jam sharë, ofenduar dhe bërë presion nga gjithë grupi i të rinjve që kishte bllokuar hyrjen e shkollës dhe korridorin. Unë me telefonin tim i kam filmuar duke u bërë video dhe u kam bërë dhe fotografi dy të rinjve të cilët më kanë bllokuar në korridorin e shkollës. Më pas kam dalë jashtë dhe në oborrin e shkollës ka ardhur deputeti Ilir Pendavinji i cilit ishte i shoqëruar me një grup të dytë të rinjsh.

Sapo ata më janë afruar shpërthyen në lumë të sharash dhe ofendimesh ndaj meje. Meqenëse unë e njihja deputetin Ilir Pendavinji i jam përgjigjur që ti je i lidhur me bandat dhe me banditë dhe kërkon të deformosh vullnetin e qytetarëve në zgjedhje. Dikush një person të cilin unë nuk e kam parë më goditi në buzën e sipërme, në krahun e majtë. Për të mos u acaruar më tej situata unë kam marrë një nga mbështetësit e mi dhe kam dalë jashtë territorit të shkollës.

Ndërkohë në shkollë ku zhvillohej procesi i votimit kanë ardhur përfaqësuesit e KZAZ ku unë kam njohur nënkryetarin, shtetasin Kujtim Hoxha. Në këtë moment kanë ardhur dhe punonjësit e policisë. Dua të them se me punonjësit e policisë jam takuar jashtë territorit të shkollës të cilëve u kam thënë sa më lart dhe më pas kam ardhur në Komisariatin e Policisë Maliq për të dhënë kallëzim. Gjë tjetër nuk kam për të thënë. Thëniet e mia janë të vërteta dhe pa ndikimin e askujt.

14:58- “Dilni votoni masivisht”, Alimehmeti: E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj

Ilir Alimehmeti përmes një deklarate për mediet e cilëson 14 majin si një nga ditët më të rëndësishme për Tiranën. Ai i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pavarësisht pengesave që hasin gjatë procesit zgjedhor.

Sipas tij, e ardhmja e qytetarëve është në dorën e tyre pasi përmes votës mund të sjellin ndryshimin.

Alimehmeti: Të nderuar qytetarë të Tiranës, sot është një nga ditët më të rëndësishme për qytetet tona. Sot vendoset e ardhmja jonë, e ardhmja e qytetit tonë, e ardhmja e familjeve tona. Ka patur përpjekje, ka patur prezencë të punonjësve të bashkissë nëpër qendrat e votimeve, parregullsi, vonesa 2-3 orëshe për shkak të mosfunksionimit nëpër qendra të votimit të pajisjeve të identifikimit elektronik.

Të gjitha këto kërkojnë vetëm një gjë, që njerëzit të pengohen, të mos dalin, e të mos votojnë. Gjë tjetër nuk mund të bëjnë. E për këtë arsye, përgjigja juaj ndaj tyre është vetëm një: të dilni masivisht e të votoni.  Përgjigja juaj është që; e ardhmja e familjes tuaj, jo në dorën e tyre. E ardhmja e qytetit është në dorën tuaj dhe jo në dorën e tyre.

Dilni, votoni, masivisht. Kjo është një ditë e bukur. Me pjesëmarrjen tuaj do të përfundojë ashtu siç duhet.

14:48- Shqiptarët zgjedhin kryebashkiakët, pjesëmarrje e ulët në votime

Deri në orën 14:00 tani kanë votuar 26.64 për qind e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2630 prej 5211 qendrave të votimit që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 503783 nga 1890788 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Sa i përket bashkive, në Tiranë raportohet një pjesëmarrje relativisht e ulët. Deri më tani sipas KQZ-së kanë votuar 28.25 %, në Durrës 22.98 % dhe në Elbasan, 25.61 % për qind.

Ndërkohë bashkitë ku ka një pjesëmarrje të madhe, rreth 30% apo më shumë janë Skrapari, Roskoveci, Hasi, Puka, Fushë Arrëzi dhe Libohova.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një shenjë e mundësisë së ndryshimit të pushtetit në bashki apo nivel të qeverisjes qendrore. Duke parë këtë pjesëmarrje në këto bashki, është interesant të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve pas mbylljes së kutive.

14:37- Vijon procesi zgjedhor në burgun e Fierit, deri tani kanë votuar 132 të dënuar

Procesi zgjedhor për kryetarët e bashkive po vijon në gjithë vendin, po ashtu edhe në burgun e Fierit.

Më total në këtë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit janë 420 votues nga të cilët deri pas mesdite kanë votuar 132 të dënuar.

Qendra e votimit është hapur në orën 07:00 dhe të dënuarit marrin pjesë në votim nëpërmjet votimit elektronik.

Deri tani nuk janë vënë re problematika në procesin e votimit.

14:26- “Dilni votoni”, Berisha thirrje qytetarëve: Opozita do të mbrojë votën tuaj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediet i është drejtuar qytetarëve dhe i ka ftuar të dalin në votime.

Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në votime deri në drekë, Berisha theksoi se dalja në votime është një detyrë e shërbim i jashtëzakonshëm që bëhet ndaj vendit.

Në fund ai theksoi se opozita po mbikëqyr procesin nga afër dhe me sukses të plotë.

Deklarata e plote: 

Jam sot para jush për të falënderuar përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët kanë ardhur nga dhjetëra e dhjetëra vende, të kontinenteve të ndryshme për të firmosur sot me votën e tyre ndryshimin.
Mirënjohja ndaj tyre është e pakufishme. Së dyti, unë dua të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qytetarë shqiptarë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në këtë kohë, janë paraqitur dhe kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit. Kanë kryer pra një detyrë kushtetuese jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, veten dhe familjen e tyre.

Së treti, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar të votojnë, të paraqiten në orët në vazhdim pranë qendrave të tyre dhe të votojnë si një shërbim i jashtëzakonshëm që i bëjnë vendit, vetes dhe familjes së tyre.
Së fundi, garantoj qytetarët se opozita po mbikëqyr me sukses të plotë këtë proces. Ajo sot është më e fuqishme se kurrë. Vota e tyre ka mbrojtjen absolute të opozitës shqiptare. Çdo lloj përpjekje që po bën narkoadministrata, narkoshteti është e destinuar të dështojë, të dështojë dhe vetëm të dështojë. Qytetarëve u them gjithashtu, policia ka marrë pushim sot, por pavarësisht nga kjo, ju votoni si njerëz të lirë. Opozita do të mbrojë dhe po mbikëqyr çdo votë tuajën.

14:11- Celibashi thirrje policisë: Largoni njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i bën thirrje policisë që të largojë personat e paautorizuar nga qendrat e votimit. Në një deklaratë për mediet, Celibashi tha se diccka e tillë konsiderohet nga KQZ si presion dhe inimidim ndaj votuesve.
Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë.

“Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranushme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, tha Celibashi.

Celibashi ftoi policinë e shtetit dhe komisionet zonale zgjedhore që të adresojnë shqetësimet për çdo denoncim dhe të ndërhyjë për rastet kur qëndrohet para qendrat e të votimit.

Ai tha se në 502 qendra votimi në vend nuk po punojnë aparaturat e identifikimit elektonik dhe se deri më tani identifikimi i votuesve po bëhet manualisht. Ai tha se procesi i votimit po vijon, ndërsa tha se shpesh herë më shumë ka spekulime se sa fakte.

“77% e qendrave të votimit e kanë nisur procesin e votimit në 7 ë mëngjesit, 11 % e kanë nisur procesin e votimit pas orës 8:00. Në orët e para të mëngjesit kishim disa qendra votimi që nuk kishin nisur punën. Procesi është duke shkuar qetë dhe pa probleme në aspektin teknik. Kemi pasUr raportime për disa zona ku janë ndërprerë energjia, në Fierzë dhe Shijak. Kemi pasur problemë në një qendër votimi në Peqin për shpërndarjen e fletëve dhe për Fierin. Në dy qendra votimi në Devoll ka pasur probleme me denoncimi e dy kutive të votimit. Janë 14 denoncime të administrata deri tani nga KQZ përmes aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të qendrave të votimit, apo të funksionimeve të PEI. Kemi marrë denoncime në Tiranë se kemi pasur fletë me shenjë. Kjo historia e bojës sillet në vëmendje. Është e vështirë që ta themi në këtë moment se sa qëndron kjo problematikë, pasi ka plot votues që vazhdojnë ta kenë shenjën. Shpesh herë ka spekulime se sa të vërteta. Është e papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me ato qendra votimi, që të vazhdojnë të rrinë në ato qendra. Do të duhet të boshatisen menjëherë. Çdo kush që refuzon që t’i përgjigjet këtij urdhri, do të mbajë përgjegjësi.”, tha Celibashi.

13:59- Nga fletët e shenjuara deri te boja “defektoze”/ Celibashi rendit problemet në procesin e votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi po mban një deklaratë për mediet, nga ku po liston një sërë problematikash që janë raportuar në qendrat e votimit në mbarë vendin.

Celibashi renditi problematikat duke filluar nga ndërprerjet e energjisë elektrike në disa QV në Fier e Shijak, të problemete me pajisjte e identifikimit elektronik, te fletët e votimit me shenjë, boja që fshihet në gishtin e votuesve deri te incidentet me dhunë në qendrat e votimit.

Celibashi tha se në 502 qendra votimi në vend nuk po punojnë aparaturat e identifikimit elektonik dhe se deri më tani identifikimi i votuesve po bëhet manualisht. Ai tha se procesi i votimit po vinjon, ndërsa tha se shpesh herë më shumë ka spekulime se sa fakte.

Celibashi: Kemi patur raportime për disa ndërprerje të energjisë elektrike në Fier e Shijak. Probleme me fletët e votimit në një QV në Peqin dhe Fier, kishte 500 flet votimi mangët për kryetarë në Peqin. Dy qendra votimi në Devoll ka patur problematika me kutitë e votimit. Kemi info për 2 incidente. Kemi patur shqetësim për bojën, është vëhstirë të kuptojmë se sa qendron kjo si problematikë. Janë pamje që I shohim në çdo zgjedje. Shpesh herë ka më shumë spekulime se sat ë vërteta. Kam një raportim që fletët e votimit në Tiranë janë me shenja. Është tejkaluar problematika e identifikimit elektronik. Mgelet për tu verifikuar në këto 502 QV se për çfarë arsye e patëm këtë situatë.

13:31- Përplasja fizike me Spahon në QV në Maliq, qytetari: Më tërhoqi zvarrë, pse po na kërcënojnë deputetët

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përpalasjen fizike të ndodhur në një qendër votimi në Zvezdë të Maliqit mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe një qytetari.

Spaho ka qenë mjaft i irrituar, ndërsa ka tërhequr nga krahu personin tjetër

Kujtojmë që në Maliq javën e fundit ka patur mjaft tension, pasi Spaho ka akuzuar kandidatin e majtë për blerje votash. Një prej qytetarëve të përfshirë në sherr ka deklaruar për mediet se është tërhequr zvarrë nga Spaho i cili e kishte pyetur përse rrinte në rradhë.

Sipas tij Spaho e tërhoqi vetëm e vetëm se ai po priste radhën për të votuar.

“Vjen Edmond Spaho na merr zvarrë dhe na nxjerr jashtë, mua dhe ca të tjerë. Na thoshte pse rrini këtu, ndërsa ne rrinim këtu në rradhë për të votuar. Çfarë duan deputetët që vijnë këtu dhe na kërcënojnë. Më hoqi zvarrë. Unë quhem Mondi, na turpëroi edhe emrin”- u shpreh qytetari.

13:12- Arrestimi i Belerit, kryeministri grek: Nuk do ta toleroj një sjellje të tillë me minoritetin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka komentuar me tone të ashpra arrestimin e lënien në burg të kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Në një intervistë për mediat greke Mitsotakis thotë se Greqia “nuk do të tolerojë një sjellje të tillë në kurriz të pakicës kombëtare greke në Shqipëri”

“Është e papranueshme. Është e pamendueshme që ai të futet në burg dy ditë para zgjedhjeve”, theksoi kryeministri grek.

Mitsotakis bëri të ditur se Greqia do të mbetet gjithmonë mbështetëse e pakicës kombëtare greke dhe se i ka bërë të qartë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se “në këtë çështje nuk pranojmë lëshime për shtetin e së drejtës”. Mes të tjerash ai paralajmëroi qeverinë Rama se nëse një politikë e tillë vazhdon, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe dhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër.

Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.

13:09- “Hiqni posterat”, Lëvizja Bashkë denoncon presionin e policisë: Do mbrojmë të drejtat që na jep ligji

Lëvizja “Bashkë”, që është në garë me Arlind Qorin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, ka denoncuar sot përplasjen me policinë në selinë e saj.

Ata bëjnë me dije se policë bashkiakë dhe ata të shtetit kanë shkuar në seli dhe i kanë kërkuar heqjen e posterave, ndërkohë që sipas ligjit tashmë lejohet afishimi i materialeve zgjedhore.

Reagimi i plotë:

Për rreth një orë punonjës të Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit kanë kërkuar që Lëvizja BASHKË të heqë materialet politike identifikuese nga selia, duke kërcënuar me heqjen me forcë të tyre.

Kjo tentativë është kryekëput e paligjshme. Sipas Kodit Zgjedhor, të përforcuar nga vendimi nr. 111 i KAS-it, i marrë mbrëmë në orën 22:00, Lëvizjes BASHKË i lejohet afishimi i materialeve zgjedhore në selinë e saj.

Ndërkohë, Tirana është përplot me materiale propagandistike të partive të vjetra.

Lëvizja BASHKË është e vendosur të mbrojë të drejtat që na jep ligji, si dhe të drejtën e çdo qytetari që të votojë i lirë dhe i qetë.

Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë.

13:05- “Plas” sherri brenda qendrës së votimit, kreu i PD-së në Durrës godet me grushta këshilltarin bashkiak socialist

Tre persona kanë dhunuar fizikisht një person në korridorin e qendrës së votimit 1430-2 në Durrës.

Në lidhje me rastin është njoftuar policia, e cila ka shpallur në kërkim 3 agresorqt të cilët tentuan të pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit.

Burime bejne me dije se kreu i Partisë Demokratike Durrës, Dritan Burgija, shtetasit Pjetër Pjetri dhe Ndec Pjetri, kanë goditur me grushte shtetasin Hekuran Markola, pjesë e këshillit bashkiak të Partisë Socialist.

Ndërkohë, në Komisariatin e Policisë Durrës Markola ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë në korridorin e Qendrës së Votimit 1430-2.
Në Durrës janë shënuar gjithashtu edhe du incidente tjera në dy qendra të ndryshme votimi në Durrës. Policia bën me dije se ka ndërhyrë pas denoncimit të disa komisionerëve për disa persona të paautorizuar që pengonin zhvillimin normal të procesit të votimit.

12:30- VIDEO/ Celibashit i dështon dhe boja, gazetarja denoncon: Fshihet me nje pecetë të lagur

Nuk kanë fund denoncimet për problemet që janë shfaqur sot në shumë qendra votimi në mbarë vendin. Përpos problemeve me apartaturat për identifikiin elektronik duket se edhe boja është defektoze.

Gazetarja e njohur Erla Mëhilli denoncon se boja që i kanë vedosur në gidht në qendrën e votimit ku ajo shkoi fshhet me pecetë të lagur. Gazetarja hodhi votën e saj në Tiranë, në qendrën e votimit, Akademia e Arteve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

12:29- Voton kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Durrës, Igli Cara

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Durrës, Igli Cara sapo ka votuar në një nga qendrat e votimit në Durrës.
Cara është shoqëruar ga bashkëshortja e tij.

12:29- Zgjedhjet lokale, deri tani kanë votuar edhe 84 të burgosur

Shqipëria zgjedh sot kryebashkiakët e ardhshëm, teksa që prej orës 07:00 qendrat e votimit janë hapur.

Ndërkohë, të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe të burgosurit dhe deri në orën 11:45 kanë votuar 84 prej tyre.

Sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë.

E drejta e votës do të ushtrohet në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

12:28- “Fletë votim të dëmtuara, diktim vote dhe …”, Bardhi: Në mes të Tiranës po dhunohen zgjedhjet

Zëdhënësja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Silvi Bardhi, ka denoncuar nga njësia 5-së, se persona të paidentifikuar po ju bëjnë presion votuesve që të votojnë kandidatin e majtë.

Ndërkohë Bardhi tha se edhe në shkollën :Luigj Gurakuqi” sërish po ju diktohet vota qytetarëve. Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të ndërhyjë. Ndërsa theksoi se ptobleme ka edhe me fletet e votimit, pasi shumica janë të dëmtuara.

Deklarata:

Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e ndikuar votuesit.

Po ashtu, kemi informacion se drejtoresha e Veliajt, Zhaneta Beqiri, po kërcënon komisionerët e opozitës tek Shkolla “Luigj Gurakuqi”.

I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi.

Kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.

Shkelje të rënda dhe këto, për të cilat KQZ duhet të marrë masa.

 I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos ndikohen nga këto tentativa të Riindjes, opozita do teë ruajë çdo votë, do të garantojë vullnetin e lirë të çdo qytetari.

Dilni dhe votoni masivisht.

12:19- Voton Bardh Spahia, komenton arrestimin e zyrtarëve: Inskenim politik

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Shkodër, Bardh Spahia ka votuar në një prej qendrave të votimit.

Gjatë fjalës së tij për mediet, Spahia i bën thrrje të gjithë qytetarëve që t’i drejtohen kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e vogës.

Gjithashtu Spahia komentoi arrestimin e zyrtarëve të Shkodrës për shit blerje votash. Ai tha se arrestimi i tyre është inskenim politik për të hedhur baltë ndaj tij.

Spahia: Bëj thirrje të gjitha bashkëqytetarëve që të vërshojnë drejt kutive të votimit dhe ta kthejmë në një festë për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Është dita që t’i rikthejnë shkëlqimin Shkodrës së artit dhe kulturës larg krimit dhe korrupsionit. Dua t’i bëj thirrje strukturave të garantojnë lirinë e votimit, qetësinë në këtë ditë të shënuar. Inskenim politik që synoi ti hedhë baltë fushatës, ne i pranojmë, qytetarët do të flasin me votën e tyre dhe masivitetin në kutinë e votimit.

12:18- Incident në qendën e votimit në Maliq, Spaho përplaset me një person, e tërheq me forcë nga krahu

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur me një person në një qendër votimi në Zvezdë të Maliqit.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasjeje, por mësohet se Spaho ka qenë mjaft i irrituar, ndërsa ka tërhequr nga krahu personin tjetër

Kujtojmë që në Maliq javën e fundit pka patur mjaft tension, pasi Spaho ka akuzuar kandidatin e majtë për blerje votash.

12:10- A po saboton Celibashi opozitën? “Kleçka” me votimin e ulët dhe si po dekurajohen qytetarët

Pushtetin, sidomos një pushtet të kalçifikuar si ai i Edi Ramës, e rrëzon një pjesëmarrje masive në zgjedhje. Ndërkohë që janë bërë pesë orë që prej hapjes së kutive të votimit, raportohet për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje pasi një pjesë e mirë e pajisjeve të identifikimit elektronik nuk punojnë.

Në këto raste identifikimi bëhet me regjistër fizik dhe ngadalësohet procesi.

Më shumë se në proces, ngadalësimi i votimit dekurajon pjesëmarrjen e qytetarëve,të cilët kthehen nëpër shtëpi pa votuar dhe s’kanë më nerva të shkojnë sërish.

12:00-Kandidatët e Roskovecit “ulin armët’, Bufi dhe Hazizaj “harrojnë” akuzat dhe denoncimet në SPAK, ulen në kafe me njëri-tjetrin

Dy kundërshtarët që garojnë për Bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi e PS dhe Erdit Hazizaj i “BF”, kanë lënë pas luftën e ashpër gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa janë ulur me njëri-tjetrin për të konsumuar bashkërisht kafenë e mëngjesit.

Hazizaj dhe Stafi i tij e dërguan edhe në SPAK kundërshtaren e tyre, për disa afera në tendrea, si dhe nuk munguan sharjet dhe akuzat nga të dyja palët.

Por sot ditën evotimeve dy kandidatët kanë treguar qytetari, duke dhënë një mesazh edhe për votuesit, se vota është bindje dhe ide, por kurrsesi nuk duhet kthyer në luftë personale.

11:51-Pasi hodhi votën, Berisha kafe me bashkëshorten dhe fëmijët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar pak kohë me familjen e tij, pasi të gjithë votuan për zgjedhjet lokale.

Ai ka ndarë foto duke pirë kafe me familjen, teksa krah tij janë bashkëshortja dhe dy fëmijët dhe partnerët e tyre respektivë.

11:43-Dështimi i Celibashit dekurajon qytetarët të votojnë, dalin të dhënat e orës 11:00: Ku po votohet më shumë dhe ku më pak

Problemet e mëdha me pajisjet e identifikimit elektronik kanë ulur ndjeshëm ritmin në procesin e votimit të qytetarëve, ndërkohë që në shumë prej pajisjeve në të gjithë vendin nuk raportohet fare dhe nuk dihet çfarë po ndodh.

Këto janë zgjedhjet më të shtrenjta që ka organizuar vendi, megjithatë duket se KQZ ka dështuar me sukses në organizimin e tyre duke çuar në shifra minimale votimi deri në orën 11:00.

11:37-Voton Roland Bejko: Unë jam i vetmi kandidat demokrat që ka Partia Demokratike

Roland Bejko, kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, ka hedhur votën e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në zgjedhje.

 “Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votën. E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat.

Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat”, tha Bejko.

11:36-Luiz Ejlli njofton futjen në politikë

Personazhi më i njohur i momentit për publikun shqiptar, Luiz Ejlli, votoi mesditën e sotme në Shkodër për zgjedhjet lokale.

Gjatë fjalës së tij për mediet, Luizi foli për mundësinë për tu angazhuar në politikë.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do i futej politikës. Në ldihje me këtë fituesi i BBV u përgjigj se nuk e përjashton si rast dhe se do ta diskutojë me Ramën këtë punë.

Mbetet për tu parë nëse kjo deklaratë ishte batutë apo diccka reale.

Kujtojmë se Luiz ka shprehur mbështetjen e toj publike për kandidatin e PS-së për bashkinë Shkodër, Benet Beci.

11:25-Luiz Ejlli voton në Shkodër: Po bëj detyrën time si qytetar

 

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli, votoi në Shkodër.

Ai tha për gazetarët se vota është detyrë e tij si qytetar.

Luiz Ejlli: Kjo është shtëpia ime, po të mos kisha le ktu sdo kisha fitu. Unë nuk merrem me pjesën e politikës. Njerëz që më kanë ndihmu dua t’i shoh sa më lart.

11:23-Pjesëmarrje rekord, bashkia ku qytetarët po i mësyjnë kutive të votimit

Ndërkohë që pjesëmarrja në zgjedhje në të gjithë vendin raportohet e ulët deri në orën 10:00, në disa bashki duket se gjërat po ecin me shpejt dhe qytetarët kanë mësyrë kutitë e votimit.

Nga të dhënat e KQZ-së mësohet se në bashkinë Pustec deri në orën 10:00 kanë votuar 17.7% e zgjedhësve duke shënuar një rekord në rang vendi, raporton AlbEu.com.

11:17-KQZ “hedh në erë” zgjedhjet! Ngadalësohet procesi i votimit, raportohet pjesëmarrje minimale

Problemet me sistemin duket se ka ngadalësuar procesin e votimit në të gjithë Shqipërinë. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e KQZ-së, ku sipas tyre, deri në orën 10:00 kanë votuar diçka më shumë se 8%.

Krahasuar me zgjedhjet e fundit të 2021, deri në orën 10:00 kishin votuar 16:66 për qind e zgjedhësve.

11:14-“Po ushtrohet presion mbi votuesit”, përplasje fizike mes mbështetëse të PS dhe atyre të “Bashkë Fitojmë” në Durrës

Votimi në një qendër në Spitallë të Durrësit është shoqëruar me incidente,

Në qrndrën e votimit në shkollën “Neim Babameto” ka pasur përplasje fizike mes kampeve politike.

Mësohet se përplasja ka qenë mes mbështetësve të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe atyre të Partisë Socialiste.

Opozita pretendon se anëtarë të administratës po ushtrojnë presion mbi votuesit.

Ndërkohë, simpatizantë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk lejojnë që persona pjesë e administratës të hyjnë në shkollë, me pretendimin se ushtojnë presion për votuesit.

Në shkollë ka zbarkuar policia, ndërsa ka larguar prej aty votuesit.

11:04-Zgjedhjet lokale, regon Yuri Kim: Të gjithë të respektojnë ligjet, qyetarët të shprehin vullnetin e tyre
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për zgjedhjet locale me anë të një postimi në Instagram Ajo shprehet se shpreson që të gjithë qytetarët shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike përmes votës.

Ndër të tjera, ambasadorja u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë rregullat dhe ligjet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

10:54-Meta apel qytetarëve: Bëhuni pjesë e ndryshimit, sot rrëzohet monizmi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe fëmijët, kanë votuar mëngjesin e sotëm.

Para mediave Meta ka ftuar qytetarët që të shprehin votën e tyre dhe të bëhen pjes ëe ndryshimit.

Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë, nuk ka të drjetë të ankohet. Ushtrojeni këtë të drejtë sot. vetëm përmes pjesëmarrjes dhe kësaj mundësie të shkëlqyer ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut”, tha Meta.

10:54-Incidente në qendrën e votimit në Fushë Krujë, nxirret me dhunë komisioneri i opozitës

Me incidente është shoqëruar në qendrën e votimit 1302/ 1 në qytetin e Fushë-Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në këtë qendër votimi dhe kanë nxjerrë më dhune duke e dhunuar komisionerin e opozitës, Ilir Hyka.

Votimi në këtë qendër aktualisht është pezulluar, teksa nuk dihet ende kur do të fillojë.

10:53-Rama voton me familjen, fashkullon Celibashin pasi dështoi me identifikimin elektronik

Kryeministri Edi Rama votoi sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Pasi kreu procesin e votimit, Rama mbajit fjalën për mediet. Ai tha se sot është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre. Gjithashtu ai komentoi problemet me pajisjet e identifikimit në disa qendra votimi në mbarë vendin, ndërsa uroi që qytetarët të mos ndikohen nga problemet teknike e të dekurajohen për të votuar.

Sakaq u duk se Rama u distancua nga problemi i pajsisjeve të identifikimit elektornik, duke ia lënë në këtë mënyrë fajin “ekskluzivisht” KQZ-së dhe kreut të saj, Ilirjan Celibashi.

Edi Rama: Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Është momentii qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e qytetarëve për të votuar.

10:52-Sistemi lë në baltë edhe Celibashin, shkon të votojë por “nuk e njohin”

Pavarësisht se taksapaguesit shqiptarë kanë paguar dhe paguajnë prej vitesh miliona euro tendera të organizuara nga KQZ me qëllim përmirësimin e infrastrukturë elektronike të qëndrave të votimit, pikërisht në ditën kur ato duhen, një pjesë e mirë nuk punojnë.

10:45-Jozefina Topalli voton e shoqëruar nga vajza dhe bashkëshorti: Tre arsyet pse erdha bashkë me familjen

Ish-nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka votuar në Shkodër, e shoqëruar edhe nga bashëshorti dhe vajza e tyre, Megi Topalli.

Ajo deklaroi se janë tre arsyet që voton me familjen sot, duke renditur një votë për pluralizmin, një votë kundër cinizmit të qytetit dhe një tjetër për të ndaluar braktisjen e vendit.

 “Tre janë arsyet për të cilat votoj bashkë me familjen. E para është se është një votë për pluralizmin. E dyta është sepse kjo është edhe një votë kundër cinizmit të pushtetit qendror që ka sjellë zero investime në qytetin e Shkodrës. Është edhe një votë për t’i thënë stop braktisjes së vendit tonë”, tha ajo.

10:36-“Është një ditë e bukur për Shkodrën”, voton Benet Beci: Sot flasin qytetarët

Kandidati socialist për Shkodrën, Benet Beci, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e ditës së sotme.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të dalin të votojnë, teksa nuk foli gjatë, pasi tha se “është folur shumë në fushatë”.

“Kemi folur shumë në fushatë, sot flasin qytetarët. Sa më shumë të shkojnë në kutitë e votimit. Është një ditë e bukur për Shkodrën”, u shpreh Beci për mediat pasi votoi.

10:36-FOTO LAJM/ Incidenti që i ndodhi Berishës kur shkoi të votonte

Ish-kryeministri Berisha votoi pak më parë bashkë me familjen e tij në shkollën “Kosova”, ndërsa hasi probleme pasi pajisja i lexoi me vështirësi shenjat e gishtave.

Pas disa sekondash mund, pajisja arriti të identifikonte Berishën, ndërsa ai foli edhe për problemet që po hasen me identifikimin e qytetarëve në të gjithë vendin për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve.

10:23-Problemi me pajisjet elektronike, Berisha: Do dëgjoni çudira, do thonë kanë hyrë hakerat iranianë

Ish-kryeminitsri Sali Berisha i shoqërar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë votuar në shkollën “Kosova”.

Pas votimit ai është ndalur për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.I pyetur për problemet me identifikimin elektronik në disa qendra, Berisha tha se deri në darke shqiptarët do të dëgjojnë çudira, ku do u thuhet se kanë ndëryrë hakerat iranianë.

“Pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim. Do dëgjoni në darkë se na kanë ndërhyrë hakerat ianianë, por në fakt janë hakerat shqiptarë”, tha Berisha.

10:34-Vonesat nga problemet teknike, Celibashi tregon nëse do të zgjatet orari i votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ja treguar rastin kur mund të ketë shtyrje të orarit për procesin e votimit.

Ai  tha se nuk do të ketë automatikisht një shtyrje të orarit të zgjedhjeve për shkak të mosfunksionimit të aparaturave të identifikimit elektronik, por vetëm nëse në orarin e mbylljes ka ende njerëz në radhë.

“Nuk mund të ketë automatikisht zgjatja të orarit të votimit, nëse në 19:00 ka votues në radhë për të votuar ata do të votojnë”, tha ai.

10:09-SKANDAL/ Miliona euro tendera, Celibashit nuk i punon sistemi, zgjedhjet në rrezik?

Edhe pse Shqipëria ka investuar më shumë se 23 milionë euro për pajisjet për identifikimin elektronik, në 205 qenra votimi ato nuk funksionojnë normalisht, ndërkohë që për 532 qendra nuk ka asnjë informacion.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se identifikimi po vijon normalisht, ndërsa ka kërkcënuar operatorët për mosparaqitje apo për mos marrjen e masave.

CelibashiInformojmë mbi problematikat e shumta me pajisjet elekronike të identifikimit. Janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht me pajisjen e identifikimit elektronik.

10:08-Sali Berisha voton familjarisht: Kjo është një ditë fitoreje për demokracinë

Ish-kryeministri Sali Berisha votoi sot në shkollën “Kosova”, Tiranë.

Berisha u parqit në qendërn e votimit i shoqëruar nga familja e tij, bashkëshortja Liri Berisha, e bija Argita Berisha, i biri Shkëlzen Berisha dhe dhëndri Jamarbër Malltezi.

“Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”, tha Berisha

09:54-Voton Alibeaj: Sot është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara

Kryetari i Komanduar i partisë Demokratike, Enkeledj Alibeaj ka votuar për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

Në fjalen e tij për mediet, Alibeaj është shprehur se sot është momenti i ndajes nga e shkuara.

Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot o do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara”, ka thënë ai.

09:46-KQZ: Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% qytetarë

Deri në orën 09:00 kanë votuar 3.75% e votuesve. Raportimi është dhënë nga Komisioni qendror të Zgjedhjeve.

Deri në orën 9:00 kanë raportuar 2753 nga 5213 QV në total Votuar 73947 ga 1974061 zgjedhes në listën e QV-ve të raportuara.

09:44-Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit, denoncon Bylykbashi: Zgjedhësit të lejohen të votojnë të lirë

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha në një deklaratë për mediat se qytetarët që po votionë në Durrës, po intimidohen.

Ai tha se personat e paautorizuar nuk duhet të qëndrojnë afër qendrave të votimit, ndërsa theksoi se nëse konstatohet kjo gjë, procesi duhet të pezullohet.

“Dua që përmes këtij komunikimi, ne nuk do të tolerojmë këtë situatë. Zgjedhësit duhet të lejohen që të votojnë të lirë dhe pa u sulmuar. KQZ ndalon prezencën e çdo personi të paautorizuar në ambientet e qendrave të votimit. Nëse ndodh kjo gjë, duhet të thirret policia. Nëse maxhoranca merr vendime të paligjshme, do të duhet të ndërhyjë policia. Nuk di se sa është përqindja e pajisjeve që nuk punojnë. Nuk duhet të jetë një sistem patronazhistësh.”, tha ai.

09:31-Probleme në qendrën ku voton Rama, nuk punon pajisja e identifikimit

Në shumë ZAZ pajisa e identifikimit nuk punon, gjë që ka bërë që procesi i votimit të mos nisë ende,

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Surrel. Në këtë qendër votimi voton edhe kryeministri Edi Rama, i cili thuhet se do të shkojë për të hedhur votën e tij në orën 10:00.

Në këtë qendër janë provuar 3 pajisje identifikimi, ndërsa është sjellë e katërta.

09:23-Në kërkim të një mandat të dytë në Elbasan, Gledjan Llatja hedh votën, bën thirrje për qetësi

Në Elbasan ka hedhur votën e tij kryebashkiaku aktual, Gledjan Llatja, i cili kërkon të mbajë një mandat të dytë.

Ai bëri thirrje për një ditë të qetë dhe shtoi se çështjet teknike nuk do t’ë bëjnë qytetarët të mos votojnë.

 “Është një ditë e rëndësishme, ka tregaur një ditë e qetë për Elbasanin. Uroj të vazhdoj të jetë e qetë për të gjithë qytetarët dhe të dalin të votojnë.

09:02-Voton presidenti Bajram Begaj: Ditë e rëndësishme në demokraci

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Armanda,, sapo kane  ushtruar të drejtën e votës te shkolla Kongresi i Lushnjës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij per mediet Begaj tha se këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.

“Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.

08:54-Policia në gatishmëri: Asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore

Policia e shtetit bën me dije se të gjitha strukturat policore janë në gatishmëri për një process zgjedhor të qetë.

Sipas policisë nuk është konstatuar asnjë problem gjatë ruajtjes së objekteve dhe materialeve zgjedhore, si dhe gjatë procesit të dorëzimit të qendrave të votimit te komisonerët e QV-ve, mëngjesin e sotëm.

Shërbimet e Policisë, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit, nuk kanë konstatuar asnjë problem. Punonjësit e Policisë që kanë dorëzuar qendrat e votimit janë përqendruar në stacionet e përkohshme policore, të miratuara nga KQZ-ja, siç e përcakton ligji.

08:47-KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 8.00 ishte 1.29 %

KQZ  njofton  se pjesëmarrja e qytetarëve në qendrat e votimit deri në orën 8.00 ishte1.29 %.

Nga 5213 QV gjithsej deri më tani në Komisionin qendror të zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte  1.29%.

Ndërkohë që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një raportim në lidhje me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë ose s’ka nisur ende.

08:30-Belind Këlliçi hedh votën e tij: Sot është dita e madhe

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi sapo ka votuar.

Pasi ushtroi të drejtën e votës, Këlliçi mbajti një deklaratë për mediet.

08:28-Pezullohet procesi i votimit në disa qendra të njësisë 5 në Tiranë

Është pezulluar procesi i votimit në disa qendra të njësisë numër 5 në Tiranë.

Qytetarëve u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit. Gjithashtu problem me pajsijey janë hasur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Shqipëria voton sot për zgjedhjet lokale. Në orën 07:00 deri më 19:00, shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj.

08:05-Dhuna ndaj Erion Isait, reagon koalicioni “Bashkë Fitojmë”: Po blinte vota

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kryebashkiakut të Kolonjës Erion Isai, gjatë mesnatës.

Sipas reagimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” përleshja mes dy palëve ka ndodhur për shkak se Erion Isai dhe grupi i tij po jepnin para për vota.

Ata pretendojnë se morën informacion se Isai bashkë me stafin e tij po kryenin fsuhatë dhe po blinin vota me lekë dhe se përfaqësuesit e“Bashkë Fitojmë” shkuan në terren për të të ndaluar krimin elektoral.

Kujtojmë se Isait i është bërë pritë nga simpatizantët e Bashkë Fitojmë dhe është qëlluar me grushte. Ngjarja ka ndodhur teksa Erion Isai kthehej në shtëpinë e tij, me makinën zyrtare të Bashkisë Ersekë, kur i është bërë pritë nga simpatizantët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Reagimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Vjen një informacion që në fshatin Qafëzes Erion Isai me stafin po kryenin fushatë, me të dhëna se po shpërndanin edhe lek. Shkon BF dhe përballen në fshatin Qinam. Erion Isai del nga makina, duke provokuar dhe aty ka patur shtyrje dhe kapje me duar mes dy palëve. Bodyguardët e Isait kanë shtyre kandidatin e BF E’them Lumani, po ashtu edhe kryetari i PS Aldo Xhelili. Edhe nga ana e kandidatit Lumani është bërë denoncim.

08:02-Voton Balluku: Uroj një proces të qetë, siç e meriton Shqipëria
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku votoi këtë mëngjes për zgjedhjet lokale. Balluku është dhe një ndër politikanët e parë nga radhët e qeverisë që ka votuar për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Tiranës.

Në një deklaratë për mediet, Balluku është shprehur se është e rëndësishme që të jenë zgjedhje të qeta ashtu siç Shqipëria e meriton.

“Është një ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh kryebashkiakët, ka një rëndësi të veçantë për të zgjedhur se kush do të jenë ato që do të drejtojnë bashkinë e vendit pasi puna e tyre ka një rëndësi për familjet e qytetarëve. Është e rëndësishme që të kemi një proces të vazhdueshëm të pandërprerë dhe të qetë ashtu siç Shqipëria e meriton”, është shprehur Balluku.

07:43-Vonesa dhe probleme me pajisjet e identifikimit, në Kavajë e Lushnjë s’ka nisur ende procesi i votimit

Në Lushnjë dhe Kavajë nuk ka nisur ende procesi i votimit, pasi nuk funksionojnë pajisjet e identifikimit elektronik. KQZ nuk ka dërguar zarfet me kodet e funksionimit të tyre.

Gjithashtu problem dhe vonesa ka edhe në disa qendra votimi në Fier. Në disa prej qendrave të votimit ende nuk ka filluar procesi i votimit, ndonëse qytetarët janë paraqitur për të votuar.
Shkak është bërë mungesa e komisionerëve të Partisë Demokratike. Në qendrën e votimit numër 302 nuk ka mbërritur ende sekretari.

Në Korçë ka shfaqur problem e pajisja e identifikimit Biometrik ‘PEI. Operatorët përgjegjës po mbajnë aktualisht kontakt me KQZ-në për riparimin e defektit. Ndërkohë për shkak të kësaj problematike nuk është ndaluar procesi, por po vazhdon manualisht me listë, gjithsesi procedura e votimit po vonohet.

07:24-Zgjedhjet lokale nisin me probleme teknike, Celibashi nuk voton dot

Procesi i votimit ka nisur me probleme teknike në një qendër votimi në Tiranë.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit votimit në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” , ku kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shkoi për të votuar këtë mëngjes, për të dhëne ndër të tjera edhe mesazhin për të gjithë shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e votës.

Sakaq Celibashi nuk ka mundur të votojë për shkak të një problemi teknik, pasi aparatura e identifikimit të zgjedhësve nuk funksionon.

Në një prononcim për mediet, Celibashi tha se problemi do të rregullohet së shpejti.

Gjithashtu është raportuar se në disa qendra votimi tjera në vend është hasur e njëjta problematikë.

Sot zhvillohen zgjedhjet lokale për 61 krybashkiakët e rin

07:01- Dhunohet kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës, simpatizanti i “Bashkë Fitojmë” shoqërohet në polici

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës, Erion Isai është goditur mesnatën e mbrëmshme në fshatin Qinam nga një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Isai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar autorin, Esmerald Kacolli.

Burime nga policia e Kolonjës konfirmojnë se Isai ka dëme nëhundë. Mësohet se kandidati i PS po kthehej në shtëpinë e tij kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar.

Njëri prej simpatizantëve, konkretisht, Esmerald Kacolli që kishte bllokuar rrugën, i është afruar Isait dhe e ka goditur me grusht në fyty

Bashkia Tiranë

1. Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;

2. Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;

3. Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;

4. Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

5. Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”

6. Roland Bejko – “Partia Demokratike”

Bashkia Belsh

1. Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Berat

1. Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Bulqizë

1. Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Cërrik

1. Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Delvinë

1. Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Devoll

1. Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3. Çlirim Hoxha – kandidat i pavarur

Bashkia Dibër

1. Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Naim Gazidede – “Partia Demokratike”

3. Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Dimal

1. Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Dritan Sula – “Partia Demokratike”

3. Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Divjakë

1. Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Dropull

1. Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Durrës

1. Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Elbasan

1. Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Fier

1. Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;

3. Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Finiq

1. Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;

2. Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

3. Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;

Bashkia Fushë Arrëz

1. Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Gjirokastër

1. Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Gramsh

1. Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Has

1. Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Himarë

1. Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kamëz

1. Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;

3. Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

Bashkia Kavajë

1. Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Këlcyrë

1. Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;

3. Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Klos

1. Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Kolonjë

1. Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Konispol

1. Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Korçë

1. Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”

Bashkia Krujë

1. Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”

2. Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kuçovë

1. Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;

Bashkia Kukës

1. Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;

2. Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Kurbin

1. Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Lezhë

1. Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Libohovë

1. Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Librazhd

1. Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Lushnjë

1. Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Malësi e Madhe

1. Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Maliq

1. Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Gëzim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Mallakastër

1. Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;

2. Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Mat

1. Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Memaliaj

1. Gjolek Guci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Albert Malaj – “Partia Socialiste e Shipërisë”;

Bashkia Mirditë

1. Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Patos

1. Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;

3. Safije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Peqin

1. Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Përmet

1. Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pogradec

1. Zini Tolozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;

Bashkia Poliçan

1. Florian Qama – “Partia Demokratike”;

2. Behar Xhaferraj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Prrenjas

1. Nuri Bleba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Pukë

1. Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Pustec

1. Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Roskovec

1. Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Rrogozhinë

1. Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Sarandë

1. Skënder Muço – “Partia Demokratike”;

2. Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

3. Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

4. Gjergj Mërkuri – kandidat i pavarur

Bashkia Selenicë

1. Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shijak

1. Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Shkodër

1. Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Skrapar

1. Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Tepelenë

1. Sokol Guga – “Partia Demokratike”;

2. Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Tropojë

1. Besnik Duzhaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vau i Dejës

1. Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;

2. Kristjan Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

3. Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

Bashkia Vlorë

1. Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

2. Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

Bashkia Vorë

1. Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

2. Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;

/Albeu.com/