Problemi me pajisjet elektronike, Berisha: Do dëgjoni çudira, do thonë kanë hyrë hakerat iranianë

Ish-kryeminitsri Sali Berisha i shoqërar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha kanë votuar në shkollën “Kosova”.

Pas votimit ai ëhstë ndalur për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve.I pyetur për problemet me identifikimin elektronik në disa qendra, Berisha tha se deri në darke shqiptarët do të dëgjojnë çudira, ku do u thuhet se kanë ndëryrë hakerat iranianë.

“Pajisjet kanë patur në një përqindje jo të vogël mosfunksionim. Do dëgjoni në darkë se na kanë ndërhyrë hakerat ianianë, por në fakt janë hakerat shqiptarë”, tha Berisha.


Shtuar 14.05.2023 10:23