KAS vendos: Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Gjirokastër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim në Qarkun e Gjirokastrës.

Pra, zgjedhjet dhe rezultati i votimit më 25 prill për këtë qark mbetet ai i shpallur nga KQZ.

“KAS për miratimin në zonën zgjedhore të Qarkut të Gjirokastrës. Me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe rrëzimin e ankesës ankimore të paraqitur nga Kreshnik Merxhani. Ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe paraqitet në fletoren zyrtare. Për këtë vendim bëhet apelim në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve nga dhënia e vendimit”, u shpreh anëtari i KAS, Ledio Braho.

Ndërkohë, vijon shqyrtimi i ankimeve për rezultatin e zgjedhjeve në Vlorë dhe Berat./albeu.com


Shtuar 19.05.2021 13:46