Shqiptarët zgjedhin kryebashkiakët, pjesëmarrje e ulët në votime

Deri në orën 14:00 tani kanë votuar 26.64 për qind e qytetarëve. Të dhënat e përditësuara nga KQZ  vijnë nga 2630 prej 5211 qendrave të votimit që janë në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 503783 nga 1890788 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Sa i përket bashkive, në Tiranë raportohet një pjesëmarrje relativisht e ulët. Deri më tani sipas KQZ-së kanë votuar 28.25 %, në Durrës 22.98 % dhe në Elbasan, 25.61 % për qind.

Ndërkohë bashkitë ku ka një pjesëmarrje të madhe, rreth 30% apo më shumë janë Skrapari, Roskoveci, Hasi, Puka, Fushë Arrëzi dhe Libohova.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhje është një shenjë e mundësisë së ndryshimit të pushtetit në bashki apo nivel të qeverisjes qendrore. Duke parë këtë pjesëmarrje në këto bashki, është interesant të shihet edhe rezultati i zgjedhjeve pas mbylljes së kutive./Albeu.com.


Shtuar 14.05.2023 14:48