Këlliçi bën sërish thirrje: Dilni votoni, ndryshimi është në duart tuaja

Kandidati për kryetar për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici ka dalë sërish me një thirrje për qytetarët, për të votuar.

“Janë 90 minuta që kërkojnë inpenjimin tuaj për të dalë dhe për të votuar, për të ndryshuar 4 vitet e ardhshme,. Establishmenti dhe të korrutuarit nuk duan të merrni pjesë në votimi. Ndaj ju drejtohem të gjithëve, dilni merrni pjesë masivisht në votim deri në orën 19:00. Dilni votoni në Tiranë, ndryshimi është në duart tuaja”, tha Këlliçi

Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 17:00 ka qenë 34.54%.