Sonte mbahet finalja e madhe e Eurovisionit në Vjenë. Në prag të natës finale, Alis Kallaçi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të mbështesin këngën “Nân” sapo të hapet televotimi në orën 21:00.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë dëgjuar dhe mbështetur këngën që nga publikimi i saj.
Të lidhura
None found
“Televotimi hapet sonte në 21:00! Jam pafundësisht mirënjohës që po e dëgjoni “Nân” dhe po i dhuroni kaq shumë dashuri!
Në imazhe gjeni kodet për çdo shtet. Kur të hapet votimi, mund të mbështesni Shqipërinë duke votuar 05.
Nëse nuk e shihni shtetin ku ndodheni në fotot sipër, mund të votoni që tani online nga kudo në botë në esc.vote
Faleminderit që e keni bërë “Nân” tuajën”, shkruan artisti.

