Nga fletët e shenjuara deri te boja “defektoze”/ Celibashi rendit problemet në procesin e votimit: Identifikimi elektronik s’ka dështuar

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi po mban një deklaratë për mediet, nga ku po liston një sërë problematikash që janë raportuar në qendrat e votimit në mbarë vendin.

Celibashi renditi problematikat duke filluar nga ndërprerjet e energjisë elektrike në disa QV në Fier e Shijak, të problemete me pajisjte e identifikimit elektronik, te fletët e votimit me shenjë, boja që fshihet në gishtin e votuesve deri te incidentet me dhunë në qendrat e votimit.

Celibashi tha se në 502 qendra votimi në vend nuk po punojnë aparaturat e identifikimit elektonik dhe se deri më tani identifikimi i votuesve po bëhet manualisht. Ai tha se procesi i votimit po vinjon, ndërsa tha se shpesh herë më shumë ka spekulime se sa fakte.

Kryekomisoneri Celibashi i pyetur nga gazetarët se nëse ka dështuar procesi i identifikimit elektronik, tha se në mënyrë kategroike nuk ka dështuar. Ai theksoi se vetëm në 10% të qendrave të votimit ka problematika

Celibashi: Kemi patur raportime për disa ndërprerje të energjisë elektrike në Fier e Shijak. Probleme me fletët e votimit në një QV në Peqin dhe Fier, kishte 500 flet votimi mangët për kryetarë në Peqin. Dy qendra votimi në Devoll ka patur problematika me kutitë e votimit. Kemi info për 2 incidente. Kemi patur shqetësim për bojën, është vëhstirë të kuptojmë se sa qendron kjo si problematikë. Janë pamje që I shohim në çdo zgjedje. Shpesh herë ka më shumë spekulime se sat ë vërteta. Kam një raportim që fletët e votimit në Tiranë janë me shenja. Është tejkaluar problematika e identifikimit elektronik. Mgelet për tu verifikuar në këto 502 QV se për çfarë arsye e patëm këtë situatë./albeu.com/ 


Shtuar 14.05.2023 13:59